TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi shqyrton dërgimin e FSK-së në Gaza, Maqedonci bën thirrje për votim pro

by teve1
3 orë ago
0
A A
Kuvendi shqyrton dërgimin e FSK-së në Gaza, Maqedonci bën thirrje për votim pro

Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e një force ndërkombëtare stabilizuese në Gaza.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje deputetëve që të mbështesin këtë vendim, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në operacione ndërkombëtare.

Ai bëri të ditur se më 30 mars 2026, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për këtë mision, pas një ftese të pranuar nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila bazohet në Rezolutën 2803 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Më datën 30 mars të këtij viti, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 197-të ka aprovuar propozim-vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës marrjen e vendimit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e forcës ndërkombëtare stabilizuese në Gaza. Ministria e Mbrojtjes mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për bashkëpunim me shtetet aleate, mbi bazën e ftesës së pranuar nga Komanda Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të nënshkruar me datë 8 dhjetor e e pranuar me datën 10 dhjetor 2025 në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe që i referohet Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vullnetit politik të shprehur në botën e paqes, si dhe ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, ka iniciuar procedurat për të kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës marrjen e vendimit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht si pjesë e forcës ndërkombëtare stabilizuese në Gaza”, tha Maqedonci.Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshin pjesëmarrjen e personelit të FSK-së në kuadër të komandës së unifikuar të forcës ndërkombëtare stabilizuese, e cila për mision ka të mbështesë zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, gjithnjë duke u bazuar në mandatin e forcës ndërkombëtare stabilizuese.”, ka deklaruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se të gjitha operacionet do të zhvillohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, përfshirë të drejtën humanitare, si dhe me rregullat e angazhimit të forcës ndërkombëtare.

“Të gjitha operacionet e forcës ndërkombëtare stabilizuese do të kryhen në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare detyruese të zbatueshme, përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare, rregullat e angazhimit të forcës ndërkombëtare stabilizuese, si dhe marrëveshjet e zbatueshme për mbrojtjen e statusit dhe instrumente të tjera detyruese të zbatueshme. Ky angazhim është në përputhje me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila ka krijuar kornizën ndërkombëtare për stabilizimin e situatës në Gaza në mbështetjen e një force të përkohshme ndërkombëtare me fokus në siguri, stabilitet, mbrojtje të civilëve dhe mbështetje të përpjekjeve humanitare”, ka shtuar ai.

Ministri bëri të ditur se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për dërgimin e trupave, duke përfshirë trajnimin e personelit, masat e sigurisë, sigurimin shëndetësor dhe të jetës, si dhe kompensimet financiare për rrezikshmëri.

Maqedonci ka theksuar se përmes këtij angazhimi, Kosova synon të dëshmojë se është një partner i besueshëm në skenën ndërkombëtare.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë adresuar të gjitha çështjet që ndërlidhen me pjesën përgatitore të dërgimit të kontingjentit, duke përfshirë përgatitjen e personelit, masat e sigurisë, rregullat e angazhimit, çështjet e sigurimit shëndetësor dhe sigurimit të jetës, pagesat për rrezikshmëri, si dhe mbështetjen financiare bazuar në ligjet dhe rregulloret.Të nderuar deputetë, përmes këtij angazhimi Republika e Kosovës dëshmon se është partner i besueshëm, i përgjegjshëm dhe i gatshëm të veprojë krah aleatëve në mbështetje të paqes, sigurisë, mbrojtjes së civilëve dhe zbatimit të mandateve ndërkombëtare. Ky vendim forcon edhe më tej profilin ndërkombëtar të shtetit tonë, afirmon profesionalizmin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vendos Republikën tonë në radhën e shteteve që jo vetëm përfitojnë nga siguria ndërkombëtare, por edhe kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e paqes dhe rendit ndërkombëtar”, është shprehur Maqedonci.

Në fund, ai ka falënderuar anëtarët e komisionit parlamentar dhe përfaqësuesit e partive politike për mbështetjen e dhënë ndaj këtij misioni, të cilin e cilësoi si strategjik për vendin./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin – FSK-së nuk i ka humbur droni

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gazë

Osmani për BBC-në: Kosova e di si arrihet paqja

Osmani kërkon ratifikimin urgjent të marrëveshjes për “Bordin e Paqes” pas vendimit për FSK-në në Gaza

Policia: Zyrtari korrektues vdiq pasi u rrokullis me traktor

Policia: Zyrtari korrektues vdiq pasi u rrokullis me traktor

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Ministria e Mbrojtjes demanton lajmin – FSK-së nuk i ka humbur droni

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gazë

Osmani për BBC-në: Kosova e di si arrihet paqja

Osmani kërkon ratifikimin urgjent të marrëveshjes për “Bordin e Paqes” pas vendimit për FSK-në në Gaza

Policia: Zyrtari korrektues vdiq pasi u rrokullis me traktor

Policia: Zyrtari korrektues vdiq pasi u rrokullis me traktor

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Vdes tragjikisht zyrtari i Shërbimit Korrektues, Granit Sherifi

Emisioni “Ditari” 17.04.2026

Emisioni “Ditari” 17.04.2026

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Dy të vdekur e pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Ndërron jetë një nxënës 15-vjeçar në ambientet e shkollës në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën