TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mujaj kritikon Specialen: Askush nuk mund ta cenojë sovranitetin e Kosovës

by Tëvë1
4 javë ago
2
A A
Mujaj kritikon Specialen: Askush nuk mund ta cenojë sovranitetin e Kosovës

Avokati Muhamet Mujaj ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës ka reaguar me të drejtë lidhur me çështjen e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, duke kërkuar që vendimet e miratuara nga legjislativi të zbatohen.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Mujaj ka kritikuar mënyrën se si sipas tij, Gjykata Speciale e ka ushtruar autoritetin e saj, duke pretenduar se ajo ka tejkaluar mandatin dhe ka cenuar shtetësinë e Kosovës.

“Sovranitetin nuk mundet me e zhvendos askush prej Kosovës, është për keqardhje mënyra qysh e ka keqpërdor Gjykata Speciale autoritetin e vet edhe qysh është ndërtuar. Ajo është formuar për trafikim të organeve ish dashtë të funksionojë për trafikim të organeve, jo të zgjerohet në forma të tilla dhe të krijohet si një minishtet dhe të tallet me legjislacionin dhe shtetin e Kosovës, nëse Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë, ky akt juridik, ky ligj duhet zbatuar, duhet me qëndruar këmbëngulës të gjithë ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale që ndryshim-ligji të zbatohet”, ka deklaruar Mujaj.

Ai ka folur edhe për nevojën e reformave të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke kritikuar mënyrën e komunikimit të kryetarit të partisë me publikun dhe duke theksuar se kjo qasje, sipas tij, po vë në dilemë një akt të Kuvendit.

“Reforma të brendshme në LDK duhet të fillojë reforma patjetër për shkak se mënyra e komunikimit me publikun e liderit të LDK-së është shumë e rëndë, po e vu në dilemë një akt të Kuvendit të Kosovës, Kuvendi nuk ka dalë kundër marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat vet i ka ratifikuar, mirëpo don shkurt që të krijojë kontrollin me që nuk i lejohet as Gjykatës Speciale e askujt jashtë territorit të Kosovës që të tallet me shtetësinë tonë”, është shprehur ai.

Sipas Mujajt, reagimi i Kuvendit për ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale në Hagë do të duhej të ndodhte më herët dhe në mënyrë të qetë.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të këmbëngulin në zbatimin e ndryshimeve ligjore, duke theksuar se qëllimi nuk duhet të jetë ndërhyrja në punën e Gjykatës Speciale, por adresimi i asaj që ai e konsideron tejkalim të mandatit dhe mosrespektim të standardeve ndërkombëtare të gjykimit.

“Reagimi i Kuvendit ka qenë shumë me vend dhe është dashtë pak më herët në mënyrë të qetë, ne duhet të jemi këmbëngulës dhe me i dhanë mesazh çdo shteti dhe institucioni ndërkombëtar se qëllimi jonë i Kuvendit nuk është me ndërhy në Gjykatën Speciale, por është me i treguar se ke dalë jashtë mandatit dhe ke krijuar gjykime që nuk i arritin standardet ndërkombëtare të gjykimeve. Mendoj që shefja e shtetit do duhej dekretuar nëse ka dilema për çështjen e ndryshimit atëherë është Gjykata Kushtetuese e jona”, ka deklaruar./teve1.info/

Tags: Gjykata SpecialeKuvendi i Kosovesndryshim-ligjiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama e cilëson si “show politik” dorëzimin e dosjeve në Prokurori nga LVV-ja

LVV në Prishtinë dorëzon dosje në Prokurorinë Speciale për kontratat e ndriçimit publik

LVV në Prishtinë dorëzon dosje në Prokurorinë Speciale për kontratat e ndriçimit publik

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

​SHBA-ja sulmon Iranin

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova do të përfshihet në listë për Ligën e Evropës

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

​SHBA-ja sulmon Iranin

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën