TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ishte penallti” – Eksperti i referimit në VAR, Hajriz Hajdari heq dilemat në rastin Ballkani – Gjilani

by Bujar Mehmeti
4 muaj ago
7
A A
“Ishte penallti” – Eksperti i referimit në VAR, Hajriz Hajdari heq dilemat në rastin Ballkani – Gjilani

Janë kthyer polemikat rreth vendimeve të gjyqtarëve në Superligën e futbollit dhe java e 28-të nuk pati përjashtime.

Në ndeshjen në Suharekë ndërmjet Ballkanit e Gjilanit, në kohën shtesë, një rast nxiti debat kur futbollisti i Ballkanit në tentim për ta larguar topin nga zona e rrezikshme, shkel në këmbën e Oltion Bilallit të Gjilanit.

Gjyqtari kryesor Alban Shala megjithëse shihej në transmetim direkt të ndeshjes se po konsultohej me gjyqtarët e VAR-it, nuk e ndërroj vendimin por edhe nuk shkoj ta shoh rastin vet në ekran. I zgjedhur si gjyqtari më i mirë i vitit, Shala pretendohej se ka refuzuar të shkonte ta shihte rastin në VAR.

Këtë rast në emisionin e sportit në Tëvë 1, “VAR” analisti i përhershëm në rolin e ekspertit të referimit, Hajriz Hajdari e cilësoi si një penallti, dhe e ndëshkueshme edhe me karton të verdhë. Eksperti i FFK-së, Petrit Hadri, në analizën e përjavshme të rasteve tha se nuk ishte penallti dhe se lojtari i Ballkanit, “…nuk ka pasur se ku ta vendoste këmbën…”.

“Unë qëndroj plotësisht pas analizës sime: Kjo është penallti”, ka thënë fillimisht Hajdari për Tëvë1.info.

“Është interesante si në disa situata rregullat fillojnë të bëhen “elastike”.

Sipas IFAB dhe Rregullës 12, çdo ndërhyrje që përfshin kontakt të palejueshëm dhe ndikon në lëvizjen e sulmuesit brenda zonës ndëshkohet me penallti. Kjo është shumë e qartë në teori.

Por në këtë rast po dëgjojmë justifikimin “aksidentale” dhe papritur ajo nuk konsiderohet më faull.

Atëherë lind pyetja: për çfarë janë rregullat? Për t’u zbatuar njësoj për të gjithë, apo për t’u interpretuar sipas situatës?”

Sipas Hajdarit, edhe më problematike është përdorimi i VAR-it.

“Nëse VAR-i e sheh situatën, komunikon me gjyqtarin dhe prapë vendimi nuk ndryshon në një rast të tillë, atëherë lind dilema: a po e përdorim për drejtësi apo për komoditet?

Unë dhe askush tjetër nuk e ka luksin t’i ndryshojë rregullat sipas momentit. Rregullat janë të njëjta për të gjithë, në çdo kampionat dhe në çdo vend.

Dhe në këtë rast është shumë e qartë: ndërhyrja gjykohet nga pasoja e kontaktit, jo nga qëllimi.

Në momentin që ka kontakt që ndikon në aksionin e sulmuesit brenda zonës, vendimi i duhur është penallti”.

“Sa i përket komunikimit nga dhoma e VAR-it, u tha nga disa që nuk ka pasur kontakt, por pamjet dhe analiza tregojnë të kundërtën – pikërisht atë që kam thënë që nga fillimi.

Dhe këtu hyn përgjegjësia profesionale.

Nuk mund të kemi një javë një kriter X dhe javën tjetër një interpretim krejt tjetër për një situatë të ngjashme (si në Suharekë). Kjo nuk është konsistencë – kjo është konfuzion.

Kur një vëzhgues apo analist del dhe thotë se ndërhyrjet “pa qëllim” nuk janë penallti, atëherë po largohemi nga baza e rregullave të lojës.

Dhe unë e them hapur: këto analiza kontradiktore po krijojnë mjegull te gjyqtarët tanë.

Nuk e di kujt i konvenon kjo, por një gjë është e sigurt — në vend që ta ndihmojmë futbollin, po e dëmtojmë atë. Sepse futbolli ka nevojë për qartësi, jo për interpretime sipas rastit”, ka sqaruar rastin Hajdari.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, takohet me zyrtarët FC Dritës dhe SC Gjilanit, premton investime në stadium

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, takohet me zyrtarët FC Dritës dhe SC Gjilanit, premton investime në stadium

Vdes ish-boksieri pas 11 viteve në koma

Vdes ish-boksieri pas 11 viteve në koma

Gjilani nis sezonin me fitore, mposht Feronikelin ’74 në Drenas

Gjilani nis sezonin me fitore, mposht Feronikelin ’74 në Drenas

Ferran Torres pritet të udhëtojë në Paris për transferimin te PSG-ja

Ferran Torres pritet të udhëtojë në Paris për transferimin te PSG-ja

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

​Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrjet nga ajri, shiu ndihmoi jugun

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Sadiku: Albin Kurti është arrogant si Hashim Thaçi, ky fakt do t’i hakmerret

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Deputeti i LDK-së: Kurti është “pazargji”, edhe pazar të kerreve nëse shkohet, bëhen disa oferta më të sinqerta

Bahtiri thotë se VV i ka ftuar të gjithë në takime: PDK po e pret 16 shtatorin

Bahtiri thotë se VV i ka ftuar të gjithë në takime: PDK po e pret 16 shtatorin

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla publikon njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Bahtiri: Nuk duam që paratë nga magjet e fukarenjve t’i dërgojmë për organizimin e zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën