TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

by TËVË 1
2 muaj ago
0
A A
Kurti në Londër: S’ka vend për relaksim, Serbia ka vënë 48 baza ushtarake përreth kufirit me Kosovën

Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konferencën e Londrës për Mbrojtje.

Duke folur për luftën hibride, kryeministri Kurti tha se ajo nuk është zëvendësim i luftës klasike por vetëm fazë përgatitore për të.

Kryeministri shtoi se ajo është bërë normë kudo dhe se në ditët e sotme është lajm nëse nuk ka luftë hibride në ndonjë rund zgjedhjesh.

Zyrae e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka folur edhe për ndikimet në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka arsye për shumë relaksim, si të thuash, sepse Serbia është një ‘proxy’ i Rusisë dhe atje janë 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit të shtetit tim. Të gjitha janë në atë që quhet zonë e sigurisë e NATO-s. Kremlini ka një zyrë brenda Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, në Beograd dhe Qendrat Rajonale të Russia Today dhe Sputnik për Ballkan janë në Serbi”, tha kryeministri.

Ai theksoi se nevojitet sundim i ligjit, luftim i korrupsionit, respektim i të drejtave të njeriut dhe më shumë solidaritet.

Duke folur në kontekst të agresionit rus dhe sfidave të sigurisë për Evropën, kryeministri tha se Ukraina është një mundësi që Evropa të bashkohet në një nivel tjetër.

“Mendoj që nëse Bashkimi Evropian arrin të menaxhojë beteja të caktuara në këtë dekadë, dekada e ardhshme lehtë mund të jetë dekada e BE-së. Këtu jam shumë optimist që të dyja NATO-ja, veçmas Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, mund të luajnë një rol të madh”, shtoi ai.

Kryeministri Kurti, po ashtu, foli për rëndësinë e zhvillimit të industrisë ushtarake, përkatësisht prodhimit të armëve dhe municionit, si dhe atë të edukimit të të rinjve.

“Ajo çfarë bëj në vendin tim, Republikën e Kosovës, është angazhimi me të rinjtë. Është shumë e rëndësishme që të angazhohemi me të rinjtë, sepse po e humbasim kontaktin. Hapësira ndërmjet gjeneratave është problematike dhe lufta hibride mund të jetë fatale”, tha kryeministri Kurti.

Tags: albin kurtiLonderTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro

Hamza në Malishevë: Rritje 50% e pagave e pensioneve, asnjë pension nën 300 euro

Maturantët mund të aplikojnë online për provim, por cilat janë risit e ligjit të ri për testin e maturës?

Maturantët mund të aplikojnë online për provim, por cilat janë risit e ligjit të ri për testin e maturës?

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

10 euro hyrja në qendër – Prishtina gati taksat për vetura e bizneset

Zhvillohen dy operacione antidrogë – Tëvë1 sjell pamje ekskluzive, sekuestrohen mbi 25 kg marihuanë dhe arrestohen tre të dyshuar

Zhvillohen dy operacione antidrogë – Tëvë1 sjell pamje ekskluzive, sekuestrohen mbi 25 kg marihuanë dhe arrestohen tre të dyshuar

Trump i mohon raportimet se bisedimet me Iranin janë ndërprerë

Kulla për Zvërnecin: Mënyra si po zhvillohet projekti po ngjall reagime

Kulla për Zvërnecin: Mënyra si po zhvillohet projekti po ngjall reagime

Pas dy orësh përfundon protesta për mbrojtjen e Zvërnecit, nesër qytetarët sërish në tubim në orën 18:00

Pas dy orësh përfundon protesta për mbrojtjen e Zvërnecit, nesër qytetarët sërish në tubim në orën 18:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën