TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Juventusi i vazhdon kontratën trajnerit Spalletti, deri në vitin 2028

by Bujar Mehmeti
2 muaj ago
0
A A
Juventusi i vazhdon kontratën trajnerit Spalletti, deri në vitin 2028

Luciano Spalletti do të mbetet në krye të Juventusit për kohë të gjatë.

Klubi i madh i futbollit nga Torino ka njoftuar të premten që ka vazhduar kontratën me trajnerin Spalletti deri më 30 qershor të vitit 2028.

“Jemi të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Spallettin edhe për dy vjet të tjera”, ka thënë Damien Comolli, shefi ekzekutiv i Juventusit.

“Prej se Spalletti i është bashkuar familjes sonë të shkëlqyer në Juventus, ai menjëherë ka pasur ndikim pozitiv te lojtarët, në gjithë klubin dhe në gjithë komunitetin. Ishte menjëherë e qartë për të gjithë që Luciano është personi i duhur për ta udhëhequr ekipin në rrugën e rritjes. Stili i tij ambicioz i lojës reflekton pritjet e klubit tonë dhe të tifozëve. Vlerat e tij prezantojnë identitetin tonë. Rrjedhimisht kemi vendosur të vazhdojmë së bashku përtej marrëveshjes që kishim më parë”, ka shtuar Comolli.

Spalletti është prej emrave më të njohur të futbollit italian. E ka drejtuar Italinë prej vitit 2023 e deri në vitin 2025. Drejtimin e Juves e mori më 30 tetor të vitit të kaluar. Ka drejtuar edhe Napolin, Interin, Romën, Udinesen, Anconan, Venezian, Sampdorian dhe Empolin. Disa prej këtyre skuadrave i ka udhëhequr në periudha të ndryshme. Jashtë Italisë ka punuar te Zenit St Petersburgu në Rusi, ku qëndroi prej viti 2009 e deri në vitin 2014.

67-vjeçari ka njoftuar së pari lojtarët për vazhdimin e kontratës.

“Dua të dini ju të parët para se të dal në publik. Natyrisht, kemi sfida para, por jam i bindur se me ju do të jenë sfida të shkëlqyera. Do të përballem me sfidat me përkushtimin dhe forcën tuaj, ashtu siç keni vepruar gjithnjë”, u ka thënë Spalletti lojtarëve të Juves.

Ai e zëvendësoi Igor Tudorin te Juventusi.

Nën drejtimin e Spallettit, Juve ka fituar 17 prej 31 ndeshjeve të deritashme. Ka pësuar gjashtë humbje dhe ka barazuar në tetë.

Pjesë e Juventusit është edhe Edon Zhegrova. Dhe nuk dihet nëse vazhdimi i kontratës së Spallettit është lajm i mirë për Zhegrovën. Së fundi sulmuesi i krahut nuk po aktivizohet fare te “Zonja e Vjetër”. Ndonëse në momente i ka besuar Zhegrovës, Spalletti kryesisht e mban në stol kosovarin, njëjtë si Tudori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spanja nis sot aventurën në Botërorin 2026

Spanja nis sot aventurën në Botërorin 2026

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Dukagjinit, Bajram Rragamaj

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Dukagjinit, Bajram Rragamaj

Holanda barazon me Japoninë

Holanda barazon me Japoninë

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Gërvalla: Kthimi i shprehjes “njohje e ndërsjellë” në fjalorin e partnerëve më bën optimiste – kishin filluar ta harronin

Gërvalla: Shpresoj që mandati që ka dhënë qytetarit këtë herë të respektohet

Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova

Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar nga Kosova

Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

Policia e arreston një person në Fushë-Kosovë, iu gjetën 34 kartëmonedha 100-euroshe false

Sot nis ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

Spanja nis sot aventurën në Botërorin 2026

Spanja nis sot aventurën në Botërorin 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën