Një grua nga Ferizaji është raportuar e zhdukur që nga mëngjesi i 8 prillit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit ditor, ankuesja ka deklaruar se viktima është larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet vendndodhja e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet ku ndodhet. Rasti është në hetim nga njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./teve1.info./







