Mesfushori Elvis Rexheçaj edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligë, por jo me fanellën e skuadrës së Augsburgut.
Rexhbeçaj në fund të sezonit aktual do të largohet nga Augsburgu si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me ekipin, pjesë e të cilit ishte prej vitit 2022.
Megjithatë, Rexhbeçaj tashmë ka tërhequr interesimin e dy skuadrave tjera të Bundesligës, Werder Bremenit dhe Borussia Monchengladbachut, të cilat janë në garë për shërbimet e tij.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në 24 ndeshje të luajtura këtë sezon në elitën e futbollit gjerman ka shënuar 2 gola për Augsburgun, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Wolfsburgu, Bochumi e Kolni.
Ai në shtator të vitit 2024 debutoi me fanellën e Kosovës dhe për “Dardanët” deri më tani ka regjistruar 16 paraqitje dhe ka 2 gola të shënuar.







