TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

by Bujar Mehmeti
3 orë ago
0
A A
Lladrovci zbulon një skenar të ri për Stadiumin Nacional: Kam informata jo zyrtare se mund të ndodh

Debati për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit në Kosovë vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në vend, duke përfshirë institucione, federata dhe opinionin publik.
Kërkesa në rritje për kapacitete më të mëdha dhe standarde ndërkombëtare, sidomos në prag të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, ka shtuar presionin për një vendim sa më të shpejtë dhe të qartë për lokacionin e këtij projekti madhor.

Në këtë kontekst, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare lidhur me vendndodhjen e mundshme të stadiumit, duke theksuar se vendimi final ende nuk është marrë dhe se procesi është në fazë vlerësimi nga institucionet përgjegjëse.

Ai ka bërë të ditur se sipas informatave që posedon, një nga opsionet që po qarkullon është ndërtimi i stadiumit në afërsi të Prishtina Mall, megjithatë ka shprehur rezerva për këtë ide dhe ka paralajmëruar për implikimet ligjore në rast të keqpërdorimeve të mundshme.

“Unë kam informata jo zyrtare që do të bëhet prapa Prishtina Mall, në Graçanicë, në qoftë se dikush e dërgon për biznese të veta tek Prishtina Mall, ka për të pasur shumë probleme me ligjin sepse atje prona kushton bajagi shtrenjtë. Kam informacione jo zyrtare thash që nuk e besoj por si informacion ka dalë që i ka pasur kërkesat. Me sa kam informacion unë qeveria ose ministria e ka caktuar një komision i cili ka për ta bërë vlerësimin dhe ka për të vendosur, e që është nga Komiteti Olimpik, që është nga federata dhe nga ministria. Ne në kuadër të Lojërave Mesdhetare është dashtë me qenë dhe ka qenë i paraparë edhe stadiumi, e kemi një nënshkrim me ministrin paraprak që e kemi bërë dhe që e kemi në memorandum të nënshkruar për tu ndërtuar stadiumi sa më shpejtë. Unë dhe gjithë infrastrukturën që e kam sa i përket Lojërave Mesdhetare, unë kam vënë dispozicion dhe jam i gatshëm me e bë çdo ndërhyrje që do të kërkojnë nga ky komitet t’i themi ose nga ky komision i përcaktuar për këtë çështje”.

Kujtojmë se Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 dhe ndërtimi i një stadiumi të ri është premtuar për këtë ngjarje, andaj, me afrimin e afateve për këtë ngjarje, pritet që institucionet përgjegjëse të intensifikojnë procesin dhe të dalin me një vendim përfundimtar që do të përcaktojë një nga projektet më të rëndësishme sportive në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

Neuer po kërkohet te Gjermania, pas paraqitjes spektakolare ndaj Real Madridit

Fanatik: Fenerbahçe synon sulmuesin kosovar Fisnik Asllani

Fisnik Asllani te Borussia Dortmundi? Flet legjenda e klubit, Lars Ricken

Ministria e Sportit dhe federatat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 6.5 milionë euro

Ministria e Sportit dhe federatat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në vlerë prej 6.5 milionë euro

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Kthimi i fuqishëm i Shkëlqim Vladit në fushë pas një periudhe të vështirë

Qeveria gjermane shuan shpresat për çmime më të ulëta të karburantit

Qeveria gjermane shuan shpresat për çmime më të ulëta të karburantit

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Haxhiu pret në takim Kamberin dhe Sinanin, diskutohet mbështetja për Luginën

Si e pritën vendet e Lindjes së Mesme armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit

Si e pritën vendet e Lindjes së Mesme armëpushimin mes SHBA-së dhe Iranit

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Kamioni digjet në autostradën “Ibrahim Rugova”, një grua kërkon ndihmë nga urgjenca

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shmangni zgjedhjet

Libani kërkon të përfshihet në armëpushimin rajonal

Libani kërkon të përfshihet në armëpushimin rajonal

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

Kurti: Objekti i ri i ATK-së në veri do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën