TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

by TËVË 1
6 orë ago
1
A A
Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka reaguar në mënyrë të tërthortë lidhur me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës, duke shpërndarë një thënie të njohur të James Freeman Clarke: “Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme. Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”.

Mesazhi i diplomatit shqiptar vjen në një moment kur debati për të drejtën e studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe është intensifikuar, ndërsa interpretohet si një përgjigje indirekte ndaj qëndrimeve të fundit të Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

Pas peticionit të nënshkruar nga mbi 380 studentë shqiptarë, Mickoski fillimisht deklaroi se “studentët kanë të drejtë”, por vetëm një ditë më vonë ndryshoi qëndrim duke theksuar se “ligji nuk e lejon një gjë të tillë”. Linjë të ngjashme ndoqën edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN, të cilët në fillim pranuan të drejtën e studentëve, për të kaluar më pas në qëndrimin se “nevojiten ndryshime ligjore dhe harmonizim i kornizës ekzistuese”.

Ndërkohë, si përgjigje institucionale ndaj thirrjes për protestë nga studentët u paralajmërua formimi i një Grupi Pune në Qeveri për trajtimin e kësaj çështjeje.

Megjithatë, sipas informatave të gazetës KOHA, ky Grup ende nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje, duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e qasjes institucionale.

Në anën tjetër, ekspertë juridikë vlerësojnë se kërkesa e studentëve ka bazë të qartë ligjore. Sipas tyre, Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve mundësojnë përdorimin e gjuhës shqipe në procese të tilla, duke e bërë të panevojshme çdo vonesë apo interpretim kufizues.

Tags: Denion MeidaniTeve1VLEN
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën