Ballkani ka njoftuar të premten se është përforcuar me mbrojtësin brazilian, Bruno Oliveira.
Oliveira është 29-vjeçar. Pozita e tij është qendërmbrojtës, por klubi suharekas ka njoftuar se ai mund të paraqitet edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.
“Ai njihet për lojën ajrore, daljen me top dhe sigurinë në duele”, ka shkruar ndër të tjera Ballkani për mbrojtësin e gjatë 187 centimetra.
Oliveira ka bërë karrierë në Brazil, Bosnjë-Hercegovinë e Korenë e Jugut.










