TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MINTI publikon gjetjet për njehsorët elektrikë

by Tëvë1
4 muaj ago
3
A A
MINTI publikon gjetjet për njehsorët elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se procesi i verifikimit të njehsorëve elektrikë në Kosovë po vazhdon me intensitet të shtuar, pas themelimit të një komisioni ad hoc për shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve.

Sipas ministrisë, ky komision është krijuar për të verifikuar njehsorët e qytetarëve që kanë paraqitur ankesa në Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit. Verifikimet e para laboratorike janë realizuar në Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, ku janë identifikuar disa çështje teknike.

Të gjeturat e raportit thonë se njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, devijime në datë prej 2-3 ditësh me kohën reale si dhe devijime rreth 10-11 orë në kohën reale.

“Është vërtetuar se njehsorët kanë qenë me afat të skaduar të vlefshmërisë; Janë evidentuar devijime në datë prej rreth 2–3 ditësh krahasuar me kohën reale; Gjithashtu është konstatuar se ekzistojnë devijime prej rreth 10–11 orësh krahasuar me kohën reale; Matja e energjisë elektrike ka rezultuar të jetë në rregull dhe pa ndikim në saktësinë e konsumit të regjistruar; Është konstatuar se bllombat kanë qenë të paprekura dhe pa dëmtime”, thuhet në komunikatë.

Ministria ka bërë të ditur se pas finalizimit të raportit përfundimtar, do t’i drejtohet Zyra e Rregullatorit për Energji për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm në përputhje me gjetjet.

Ndërkohë, bazuar në Ligjin nr. 06/L-037, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pritet të vendosë masa ndëshkuese ndaj KEDS për rastet që lidhen me skadimin e afatit të vlefshmërisë së njehsorëve.

Sa i përket ankesave, ministria ka bërë të ditur se deri më 30 mars 2026 nuk ishte regjistruar asnjë ankesë, ndërsa pas themelimit të komisionit, vetëm në dy ditët e fundit janë pranuar 209 ankesa, të cilat tashmë janë në proces verifikimi.

“MINTI mbetet e përkushtuar të trajtojë çdo ankesë të konsumatorit, të bazuar në fakte, dhe në përputhje me gjetjet e verifikimit do të ndërmarrë masa ligjore.”

Në fund, qytetarët janë ftuar që të paraqesin ankesat e tyre përmes emailit zyrtar, duke përfshirë të dhënat e kontaktit për një trajtim sa më efikas të rasteve./teve1.info/

Tags: faturimMINTnjehsort elektrikeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Buzhala: Qëllimi i opozitës nuk është presidenti, por zgjedhjet e reja

Buzhala: Qëllimi i opozitës nuk është presidenti, por zgjedhjet e reja

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

U.d Presidentja nënshkruan dekretin – Prokurorët e dorëhequr serbë nuk rikthehen në punë

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Buzhala: Qëllimi i opozitës nuk është presidenti, por zgjedhjet e reja

Buzhala: Qëllimi i opozitës nuk është presidenti, por zgjedhjet e reja

Drita barazon në duelin maratonik në Maltë

Drita barazon në duelin maratonik në Maltë

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

U.d Presidentja nënshkruan dekretin – Prokurorët e dorëhequr serbë nuk rikthehen në punë

Pamje të tjera pa helmeta e pa masa mbrojtëse – Inspektorati ia ndalon punën 13 vendpunishteve  në Prishtinë e Fushë Kosovë

Pamje të tjera pa helmeta e pa masa mbrojtëse – Inspektorati ia ndalon punën 13 vendpunishteve në Prishtinë e Fushë Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën