TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet politike mbeten shqetësuese

by TËVË 1
4 muaj ago
1
A A
Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar raportin e fundit për Kosovën, duke theksuar se ekonomia e vendit ka vazhduar të rritet, por me ritëm më të ngadalësuar, ndërsa inflacioni dhe pasiguritë politike mbeten sfida kryesore.

Sipas raportit, pas një periudhe të zgjatur me bllokadë politike, aktiviteti ekonomik ka pësuar ngadalësim.

Rritja reale e Bruto Produktit të Brendshëm ka rënë në 3.6% gjatë vitit 2025, krahasuar me 4.6% në vitin paraprak. Kjo rënie lidhet kryesisht me tkurrjen e eksporteve dhe dobësimin e kërkesës nga sektori privat, megjithëse është zbutur pjesërisht nga rritja e shpenzimeve dhe investimeve publike.

FMN vlerëson se inflacioni ka vijuar trendin rritës, duke arritur në rreth 5.7% në fillim të vitit 2026, kryesisht si rezultat i shtrenjtimit të produkteve ushqimore.

Po ashtu, deficiti i llogarisë rrjedhëse është rritur në 9.2% të BPB-së, si pasojë e importeve të larta, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe ushqimit.

Sa i përket perspektivës, FMN parashikon që rritja ekonomike në vitin 2026 të jetë rreth 3.3%, ndërsa inflacioni pritet të arrijë në 5.9% përpara se të ulet gradualisht në rreth 2% deri në vitin 2028.

Në raport theksohet se deficiti tregtar do të mbetet i lartë, ndërsa ndër faktorët që mund të ndikojnë negativisht përmendet edhe ndalja e përkohshme e termocentralit për shkak të renovimit.

FMN ka identifikuar disa rreziqe kryesore për ekonominë e Kosovës, përfshirë zhvillimet në Lindjen e Mesme, tensionet në tregtinë globale, rritjen e çmimeve të produkteve bazë si dhe pasiguritë politike në vend.

Megjithatë, në anën pozitive, përmendet potenciali i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, i cili mund të ndikojë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, nëse zbatohet në mënyrë efektive.

Në fund, FMN i rekomandon Kosovës të ruajë stabilitetin makroekonomik, të kontrollojë shpenzimet buxhetore, të rrisë investimet publike dhe të avancojë reformat strukturore, me qëllim forcimin e ekonomisë dhe afrimin me standardet e Bashkimit Evropian. /teve1.info/

Tags: ekonomiaFMNTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Presidenca sqaron shpenzimet zyrtare të Haxhiut nga prilli deri në qershor

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Pronari reziston rrënimin e shtëpisë së shembur në Prishtinë, qëndron në ballkon

Pronari reziston rrënimin e shtëpisë së shembur në Prishtinë, qëndron në ballkon

Në pikë kalimin kufitar në Jarinjë qarkullimi po zhvillohet pa problem

Rriten pritjet në kufi, kolona deri në 500 metra në Jarinje

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Dramë në një hotel në Spanjë, mbi 60 turistë përfundojnë në spital pas helmimit me gaz

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Vdes një 52-vjeçar në një vetaksident në Suharekë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën