Nga Turqia erdhi në Kosovë.
Kështu ky tifoz turk, po shijon kafen dhe atmosferën para ndeshjes së Kosovës dhe Turqisë.
I njëjti madje shprehet optimist se shteti i tij do të fitojë.
“Sonte Turqia dy e Kosova zero”, ka thënë një tifoz turk.
E më të erdhi edhe shoku i tij nga Austria.
“Unë mendoj që Turqia fiton, por zemra ime është gjithmonë me Kosovën”, ka thënë edhe një tifoz tjetër turk.
E fitoren e Turqisë e do edhe tifozi turk Numan.
“Te dy ekipet janë të motivuar për lojën, do të jetë një lojë e mirë, por sigurisht që ne shpresojmë që Turqia të fitojë. Unë mendoj që do të jetë katër me një për Turkin”, ka thënë edhe një tifoz tjetër.
Ndërsa për të nderuar e respektuar Kombëtaren e Turqisë, një kafiteri në biznes dhuroi kafe e qaj falas.
“Ne në shenjë mirënjohje për kombin turk të cilët na kanë ndihmuar ndoshta mbas Amerikës, Turqia është shteti më mikë i joni. E për këtë pastaj unë vendos që të ketë kafe dhe qaj gratis për të gjithë fansat turk çka vijnë këtu. Është një shenjë simbolike falënderimi që edhe ne jemi me ta, rival sot gjithqysh, por miq çdo herë”, ka thën pronari i lokalit.
E për të parë nga afër Kombëtaren e Kosovës, nga Austria erdhi edhe ky mërgimtar.
“Unë jam plotësisht i bindur që kemi me fituar lojën, jemi ardh prej Austrisë vetëm më shikuar lojën e djemve tanë dhe jam tepër entuziastë, jemi tu e manifestua e me fëmijë e të gjithë”, ka thënë një tifoz.
E ardhja deri në këtë pikë, po i duket e pabesueshme Gani Llapshticës, që nga Belgjika erdhi së bashku më familje për të përcjell këtë ndeshje.
“Oh, kjo është e papritur kush ka mendu që me dy milionë banorë, e që dhjetë vite na ka njohur FIFA e ne për këto vite me bë këtë, nuk e kemi pritë por na ka ardh rasti kemi me marr këtë rast”, theksoj Llapashtica.
Ndeshja Kosovë –Turqi, bëri bashkë edhe tifozët nga Amerika.
“Do të fitojmë po të luajnë siç luajtën në Sllovaki do të fitojmë. Rezultati dy më një”, u shpreh një qytetar.
Fitoren e Kosovës e shpreson edhe ky tifozët dardanë.
“Kjo është ndeshje historike për kosovarët dhe për gjithë kombin shqiptar ku do që janë. Shpresoj që sonte të fitojmë e të shkojmë në Amerikë me vëllezërit tanë amerikanë të kallim krejt”, ka thënë një qytetari.
Ndryshe, Kosova triumfon ndaj Sllovakisë dhe siguron finalen e Play‑Off‑it kundër Turqisë për një vend në Botërorin 2026.






