TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Plava thotë se për vrasjen kishte marrëveshje me Murselin: Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast

by teve1
3 muaj ago
9
A A
Plava thotë se për vrasjen kishte marrëveshje me Murselin: Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, në sesionin e pasditës po jep mbrojtjen i akuzuari Plava, i cili tha se vrasja ishte kryer në marrëveshje me Murselin, i cili i kishte premtuar se do ta nxjerrte nga burgu pas dy vitesh, me pretendimin se është person që ka pushtet.

Plava tha se nuk qëndron pranë deklaratës së dhënë në Polici dhe se sot do ta thotë të vërtetën.

“Atë deklaratë që e kam dhënë ka qenë nën presion të policisë”, tha Plava, duke shtuar se deklaroi sipas marrëveshjes që kishte me Murselin, dhe i ishte thirrë ambulanca dhe ia kishin dhënë një ineksion.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Skender Gojani, i akuzuari Plava tha se kishte marrëveshje me Naim Murselin dhe se ka qenë në dijeni për veprën për të cilën sot po akuzohet.

“Asnjëherë nuk më ka tregu kush është personi (që do ta vriste), edhe m’ka thanë veç ki me marrë përgjegjësi ti, kurgjë tjetër. Unë pa u ba dy vjet të nxjerri prej burgu, e di çfarë pushteti kam”, tha Plava, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas tij, Murseli i ka thënë se për këtë rast ka qenë në dijeni edhe Behgjet Pacolli.

“Me fjalë të Naimit qysh m’ka thanë Naimi, m’ka thanë që edhe Behgjet Pacolli për këtë rast ka qenë në dijeni, ti e di çfarë pushteti kemi na, më ka thanë. Nuk ka shansa me nejt në burg ma shumë se dy vjet”, u shpreh Plava.

Ai pretendon se Murseli i ka ofruar punë, pagë 1300 euro, një veturë G-Classs.

Tha se kur e ka pyetur se kë do ta vriste, Naimi i kishte thënë se nuk ka nevojë ta dijë vetëm të marrë përgjegjësinë.

Më tutje, Plava thotë se deklaratën në Polici e kishte dhënë ashtu sikurse ishte marrë vesh me Naim Murselin.

Dy të akuzuarit tjerë ai tha se i njeh- Kokallën për shkak se janë nga i njëjti fshat, kurse Murselin e njeh më pak.

I akuzuari thotë se me Naim Murselin është takuar 7-8, dhe se ditën kritike janë takuar pikërisht për këtë marrëveshje.

Sipas tij, të nesërmen e kishte kuptuar që personi që e vrau ka qenë gruaja e Naim Murselit.

“Më vjen keq për atë ditë çka ka ndodh. Gjithmonë ka thënë se është ja serbe ja boshnjake, veç ti ki me marrë përgjegjësinë”, u shpreh ai.

Fillimisht, Plava tha se është i gjendjes së dobët ekonomike dhe se ka qenë punëtor krahu. Tha se më parë nuk ka qenë i dënuar apo i ndjekur për ndonjë vepër penale.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Vetëdorëzohet një shtetas i Serbisë, dyshohet për tentim-vrasjen në Shillovë të Gjilanit

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

ATK suspendon dy zyrtarë pas aktakuzës për keqpërdorim të detyrës dhe ryshfet

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

MINT-i publikon çmimet e derivateve, ja sa do të kushtojë nafta sot

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, nuk raportohen të lënduar

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, nuk raportohen të lënduar

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Vetëdorëzohet një shtetas i Serbisë, dyshohet për tentim-vrasjen në Shillovë të Gjilanit

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

ATK suspendon dy zyrtarë pas aktakuzës për keqpërdorim të detyrës dhe ryshfet

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

MINT-i publikon çmimet e derivateve, ja sa do të kushtojë nafta sot

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, nuk raportohen të lënduar

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, nuk raportohen të lënduar

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Tetovë, vdes një person

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Mitrovicë, nuk ka të lënduar

Aksident mes dy veturash në Istog, lëndohen katër persona

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Sulmohet me thikë dhe grabitet një shtetase e huaj në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën