TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LDK-ja kërkon dorëheqjen e Bordit të ZRRE-së: Njehsorët elektrikë matin gabimisht rrymën

by Tëvë1
3 orë ago
2
A A
LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se njehsorët elektrikë janë duke matur gabimisht kohën.

Në një konferencë për media të mërkurën, Azemi ka thënë se ka bërë një hulumtim për energjinë elektrike ku si mostër kanë përdorur mbi 800 njehsorë në Prishtinë dhe Ferizaj dhe në bazë të këtij hulumtimi kanë gjetur që rryma matet gabimisht dhe gjithmonë me të shtrenjtën.

“Sot jam para jush për të folur për një skandal, një ndër skandalet më të rënda të sektorit të energjisë, që ka të bëjë me regjistrimin njësor elektrik të konsumit të energjisë elektrike në tarifa të ndryshme dhe të një hulumtimi të cilin e kam bërë në Prishtinë dhe Ferizaj. Kam filluar me të vërejtur një anomali në njësorë të energjisë elektrike dhe pastaj kam filluar ta bëj si hulumtim dhe kam inspektuar dhe kam hulumtuar diku rreth 900 njësorë elektrikë në zonat e Prishtinës dhe Ferizajt, prej të cilëve pra 87% e këtyre njësorëve kanë rezultuar që nuk e masin kohën ashtu siç duhet. Dhe këtu, nuk po flasim për një gabim teknik, po flasim për një mashtrim ose manipulim sistematik, sepse mostra prej 884 njësorëve nga të cilët 87% nuk është një rastësi, pra nuk mund të themi që ka një ‘glitch’ të sistemit, por po flasim që ka një manipulim ku ky skandal iu ka kushtuar qytetarëve miliona euro. Pra, po i shihni disa njësorë të energjisë elektrike dhe po e shihni që nuk përkojnë me kohën reale. Pra koha në njësor këtu për shembull është 07:55 minuta në mëngjes, koha reale është 3:26 pasdite”, ka thënë ai.

Sipas Azemit, qytetarët paguajnë gjithmonë me tarifa të shtrenjta edhe pse nga ora 22:00 tarifa është e caktuar me të lirën.

“Në momentin kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë i aprovon tarifat dhe ne kemi tarifën e dimrit dhe të verës, kemi tarifën e ulët dhe të shtrenjtë në orën 22:00 në mbrëmje, gjatë muajve të dimrit, supozohet që qytetarët e Kosovës ta përdorin tarifën e ulët të energjisë elektrike. Dhe në atë kohë ne i kemi ndezë pajisjet elektroshtëpiake, pra në orën 22:00 kemi lëshuar ndoshta nxehjen, kemi lëshuar lavatriçen, pajisjet për larjen e enëve, ku ta di unë, duke menduar që po faturohemi me të lirën, realisht energjinë jemi duke e paguar me të shtrenjtën. Dhe dallimi këtu në çmim e dini që është 6 e sa centë me të lirën dhe 13 centë është me të shtrenjtën, pra ka një dallim diku prej 112% rritje. Pra ky është mashtrim. Po i shihni këta katër njësorë, varion dallimi prej dy orë e tetë minuta në të parin, tre orë e gjysmë këtu, shtatë orë e gjysmë këtu, i fundit ka tetë orë e tetë, po ka edhe raste ku kjo diferencë shkon deri në 15 orë. Pra është komplet disbalancë dhe çakordim i komplet sistemit të faturimit të energjisë elektrike”, është shprehur tutje Azemi.

Për këtë, siç e ka quajtur Azemi, skandal, kërkohet dorëheqja e bordit të ZRRE-së dhe hetim penal.

“Pra, këtu duhet kërkuar përgjegjësi, sepse po shohim qartë që qytetari nuk paska abuzuar, paska abuzuar KEDS-i në këtë rast. Dhe KEDS-in e monitoron dikush: Zyra e Rregullatorit të Energjisë, që është bashkëfajtore në këtë mashtrim. Pra, nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka aprovuar tarifat dhe ka tregu se kur qytetari duhet të faturohet me çmim të lirë dhe kur duhet të faturohet me çmim të shtrenjtë, atëherë ata është dashur të kujdesen që ai implementim i atyre rregulloreve, i atij ligji që kanë nxjerrë vetë Zyra e Rregullatorit të Energjisë, të zbatohet. Pra ata nuk janë kujdes dhe ka ardhur deri te kjo të cilën po e shohim në ekran, në fotografitë të cilat i paraqita edhe pak më herët. Dhe në fund tash, unë mendoj që këtu duhet të shikohet zinxhiri i përgjegjësisë. Pra, të gjithë ata që kanë përgjegjësi duhet të marrin dënimin e merituar. Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës kërkojmë që të ketë hetim të pavarur, forenzik madje, dhe auditim të sistemit të faturimit të KEDS-it. Duhet dhe po kërkojmë tërheqjen e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, sepse këta kanë dështuar të implementojnë vendimet e tyre, ligjet e Republikës së Kosovës, kodin e faturimit dhe kanë dështuar të mbrojnë interesin e qytetarit. Prandaj kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të bordi” tha Azemi.

Tags: konferenc per mediaLDK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli analizon raportin e lirisë së medias: Jo të kapura nga Qeveria

Pacolli liron Avni Ahmetin nga detyra e u.d së drejtorit të Agjencisë Kadastrale

Shkëlzen Jusaj president i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane, nis një epokë e re e organizimit

Shkëlzen Jusaj president i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane, nis një epokë e re e organizimit

Lladrovci paralajmëron fitore të reja: Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë

Lladrovci paralajmëron Hamzën: Veprime të pa ndryshuara, rrezikon lidershipin e PDK-së

Billbordet pa leje hiqen, Peci: Kërkova përjashtim për billbordin e Thaçit dhe Veselit

Billbordet pa leje hiqen, Peci: Kërkova përjashtim për billbordin e Thaçit dhe Veselit

Logjika e Vuçiq – “sherri” i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë u vra edhe Khamenei

Logjika e Vuçiq – “sherri” i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë u vra edhe Khamenei

Pacolli analizon raportin e lirisë së medias: Jo të kapura nga Qeveria

Pacolli liron Avni Ahmetin nga detyra e u.d së drejtorit të Agjencisë Kadastrale

Tuttosport: Zhegrova starton te Kosova kundër Sllovakisë

Tuttosport: Zhegrova starton te Kosova kundër Sllovakisë

Benefitet e meditimit të përditshëm në shëndet, jemi të sigurt që nuk i keni ditur!

Benefitet e meditimit të përditshëm në shëndet, jemi të sigurt që nuk i keni ditur!

Shkëlzen Jusaj president i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane, nis një epokë e re e organizimit

Shkëlzen Jusaj president i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane, nis një epokë e re e organizimit

Lladrovci paralajmëron fitore të reja: Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë

Lladrovci paralajmëron Hamzën: Veprime të pa ndryshuara, rrezikon lidershipin e PDK-së

Projeksionet favorizojnë Kosovën në Botëror, më pak Shqipërinë

Projeksionet favorizojnë Kosovën në Botëror, më pak Shqipërinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën