TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

by teve1
3 orë ago
0
A A
Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

I panevojshëm po konsiderohet veprimi i presidentes Vjosa Osmani për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mosemërimi i anëtarit të dytë të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga presidentja po vlerësohet shkelje kushtetuese nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Sipas kësaj organizate të shoqërisë civile, formula e përfaqësimit të partive shqiptare në KQZ sipas rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit do të duhej të ishte: LVV dy anëtarë, PDK dy anëtarë, si dhe LDK e AAK nga një anëtar.

LVV në Presidencë ka dërguar tre anëtarë, ndërkaq PDK dy, kurse partitë e tjera parlamentare nga një.

Për këtë arsye, në kabinetin e Presidencës gjatë ditës thanë për KosovaPress se i janë drejtuar Kushtetueses për shkak se kanë pranuar më shumë propozime nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend sesa parashikohet me Kushtetutë.

Për këtë veprim, e para e vendit u akuzua nga Partia Demokratike për shkelje të Kushtetutës dhe demokracisë në Kosovë.

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, thotë për KosovaPress se veprimi i presidentes nuk ka qenë i nevojshëm, pasi ekziston tashmë një precedent i Gjykatës Kushtetuese për një çështje të ngjashme gjatë mandatit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sipas Jakajt, praktika e ndërtuar edhe në vitin 2021 përcakton qartë se nga gjashtë anëtarët e komunitetit shqiptar në KQZ, dy i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, dy Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe një Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Nuk ka qenë e nevojshme të dërgohet një lëndë e tillë në Gjykatën Kushtetuese, sepse dihet që gjykata në një rast, tek ish-presidenti Thaçi, e ka trajtuar një lëndë të tillë, ku është kërkuar nga presidenti që të merren vendime, sepse dispozitat e Kushtetutës janë të qarta, veçanërisht tek anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Së dyti, kur kihen parasysh këto dispozita që janë të qarta, ajo, në këtë rast presidentja, do të duhej t’i respektojë dhe t’i zbatojë ato me përpikmëri. Si do duhej t’i zbatonte? Situata është kështu. E dimë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka 11 anëtarë. Njëri anëtar duhet të jetë nga ana e Gjykatës Supreme, ndërkohë gjashtë të emëruarit e tjerë duhet të jenë nga grupet më të mëdha parlamentare. Dhe grupet më të mëdha parlamentare dihet cilat janë: Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK. Katër nga këta gjashtë, përfshi edhe dy të cilët duhet t’i shkojnë, njëri Lëvizjes Vetëvendosje dhe tjetri PDK-së, sipas praktikës që është ndërtuar edhe në vitin 2021. Pra, presidentja e ka pasur të qartë një situatë të tillë. Ajo do të duhej, është dashur vetëm t’i emërojë të propozuarit që vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë dy, dhe dy nga radhët e PDK-së… Pra, formula është dy Vetëvendosje, dy PDK, një LDK, një AAK”, thekson ai.

Jakaj vlerëson se dërgimi i çështjes në Kushtetuese mund të jetë një manovër politike që shkakton vonesa dhe pasoja në funksionimin e KQZ-së.

Situata mund të komplikohet më tej nëse çështja nuk zgjidhet deri më 4 prill, kur presidentes Osmani i skadon mandati.

Në këtë rast, ushtruesi i detyrës së presidentit, që do të ishte kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila është edhe pjesë e LVV-së, do të përballej me të njëjtën sfidë.

Sipas hulumtuesit në IKD, një tentativë për të emëruar një anëtar të tretë nga Vetëvendosje do të përbënte shkelje dhe do të përfundonte sërish në Gjykatën Kushtetuese.

“Në këtë kontekst mund të ndodhë që është bërë edhe për arsye politike, për kalkulime të ndryshme politike, fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje, më pas edhe nga zonja Osmani, por këto mund vetëm t’i paragjykojmë. Por në rastin tjetër, kur zonja Haxhiu të jetë në rolin e ushtrueses së detyrës, në rast se do të dërgonte ose të emëronte një përfaqësues nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ajo do të bënte shkelje, me ç’rast edhe deputetët e PDK-së, por edhe deputetët e partive të tjera do të duhej që një dekret të tillë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. Dhe besoj, në rastin kur ajo e dekreton ose e emëron të njëjtin, gjykata do të vendosë masë të përkohshme me një shpejtësi më të madhe sesa trajtimi i lëndëve të tjera, sepse vendimmarrja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të kishte epërsi atje dhe jo proporcionalitet në raport me përfaqësimin që ka dalë nga zgjedhjet e fundit”, shton Jakaj.

Nga kabineti i Presidencës gjatë të martës treguan arsyet pse për këtë çështje iu janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“Presidentja Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje. Sapo ta marrë përgjigjen, do të vijohet me emërim. Në rrethanat aktuale janë bërë më shumë propozime nga grupet parlamentare sesa që parashikohet me Kushtetutë, prandaj duhet ta sqarojë këtë çështje gjykata para se të vijohet tutje”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të presidentes.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës shprehu shqetësim lidhur me mosemërimin e anëtarit të dytë të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Kjo parti e konsideron vendimin e presidentes Vjosa Osmani cenim të kushtetutshmërisë, demokracisë dhe të zgjedhjeve në Kosovë.

Sekretari për Anëtarësi dhe Financa i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, tha se nga kryetari Bedri Hamza ishte kërkuar që të propozojë kandidatët për anëtarë të KQZ-së.

“Vendimi i fundit i zonjës Osmani për mosemërimin e anëtarit të dytë të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është cenim i kushtetutshmërisë, demokracisë dhe i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Në fund të mandatit të saj, në vend se të linte një shenjë të mirë me postin e të parës së shtetit, Osmani ka vendosur që të mos respektojë Kushtetutën e vendit, por as praktikën e mëhershme institucionale të ndjekur edhe nga vetë ajo. Sikurse kjo të mos mjaftonte, presidentja Osmani në shkresën e datës 9 mars drejtuar kryetarit Bedri Hamza ka kërkuar që të propozojë me shkrim kandidatët për anëtarë të KQZ-së. Pra, jo propozimin e një kandidati siç e ka emëruar tani, por të kandidatëve në shumës”, deklaroi ai.

KosovaPress ka mësuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar tre kandidatë për përfaqësim në KQZ.

Nga kjo parti janë propozuar: Alban Krasniqi, Violeta Emini dhe Njazi Isaku. Kurse PDK ka propozuar Ilir Gashin dhe Rashit Qalajn.

Sipas po të njëjtave burime, LDK ka propozuar sërish Sami Hamitin, kurse AAK-ja Muharrem Nitajn.

KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë.

Sipas Kushtetutës, gjashtë anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara.

Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi apo grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Planifikim e pjesëmarrje në vrasjen e dyfishtë – Gjykata ia cakton paraburgimin të dyshuarit që po kërkohej nga Danimarka

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje!

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje!

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Planifikim e pjesëmarrje në vrasjen e dyfishtë – Gjykata ia cakton paraburgimin të dyshuarit që po kërkohej nga Danimarka

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Kurti takohet me komisionerin e OSBE-së për minoritete, thekson përgjegjësinë e serbëve lokalë për shfrytëzimin e të drejtave

Kurti takohet me komisionerin e OSBE-së për minoritete, thekson përgjegjësinë e serbëve lokalë për shfrytëzimin e të drejtave

Pacolli takon ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves

Pacolli takon ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën