TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, duke e cilësuar këtë përvjetor si dëshmi të një rrugëtimi të gjatë në ruajtjen e kujtesës kolektive.

Sipas njoftimit zyrtar, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, si dhe ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, Kurti ka theksuar rëndësinë që arkivat kanë pasur ndër dekada për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shtetëror.

“Për shtatë dekada e gjysmë, arkivat kanë qenë më shumë se një institucion – ato kanë qenë mbrojtës të së vërtetës historike. Në fondet e tyre ruhen dokumente që dëshmojnë historinë, sfidat dhe arritjet tona si shoqëri”, ka deklaruar ai.

Kryeministri ka shprehur mirënjohje për të gjithë kontribuuesit ndër vite në zhvillimin e këtij institucioni, duke veçuar si arritje të rëndësishme procesin e digjitalizimit të materialeve arkivore.

Sipas tij, digjitalizimi masiv ka rritur sigurinë e ruajtjes së dokumenteve dhe ka lehtësuar qasjen për qytetarët dhe studiuesit.

Po ashtu, lansimi i sistemit elektronik për menaxhimin e materialeve arkivore është cilësuar si hap drejt modernizimit dhe rritjes së efikasitetit institucional.

“Arkivat janë kujtesa e shkruar e shtetit dhe shoqërisë sonë – një pasuri që duhet ruajtur dhe transmetuar me përgjegjësi te brezat që vijnë”, ka theksuar Kurti.

Në përmbyllje, ai ka riafirmuar përkushtimin e institucioneve për të mbështetur më tej Arkivin e Kosovës, duke nënvizuar se investimi në arkiva është investim në të vërtetën historike dhe qëndrueshmërinë shtetërore./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën