Trajneri boshnjak Adis Beqiragiq ka vazhduar kontratën me klubin mitrovicas të basketbollit, Trepça, edhe për një stinor. Me kontratën e re do të qëndrojë deri në fund të edicionit 2026/2027.
Beqiragiq ka fituar katër tituj të Kosovës, dy herë me Yllin e dy herë me Trepçën, përfshirë stinorin e fundit. Po ashtu e ka fituar katër herë Kupën e Kosovës e dy herë Superkupën. Ndërsa ka fituar edhe dy tituj kampioni të Ligës Unike.
“Adis Beqiragiq edhe për një sezone pjesë e KB TREPÇA”, ka shkruar klubi mitrovicas.











