Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë sot konferencë për media, duke nisur kështu përgatitjet për ndeshjen tejet të rëndësishme, kundër Sllovakisë e cila zhvillohet më 26 mars
Konferenca do të zhvillohet nga ora 12:00.
Kosova do të përballet me Sllovakinë më 26 mars në Bratisllavë, në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për Kupën e Botës 2026. Në rast fitoreje, Dardanët do ta zhvillojnë finalen më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër fituesit të duelit Turqi – Rumani.




