TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Tahiri: Qeveria Kurti ka kabinetin më të madh në rajon

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

Qeveria Kurti III është një ndër kabinetet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe sa Kina, tha shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Ai në konferencë për media të mërkurën kritikoi kryeministrin Albin Kurti, siç tha për numrin e madh të ministrave dhe këshilltarëve politikë.

“Po flasim për madhësinë e qeverisë e cila përshkruan një qeveri dhe ministra fiktivë. Akomodim të partisë në pushtet në qeveri. Me një kabinet i cili është një ndër më të mëdhenjtë në Ballkanin Perëndimor dhe në krahasim me numrin e popullatës është më i madh sesa i Kinës, Indisë dhe Pakistanit”, tha ai.

Sipas tij, qeveria përmes rregullores së miratuar ka emëruar politikisht 453 persona.

“Kryeministri ka deri 49 këshilltarë dhe staf. A jeni duke kuptuar, janë 50 njerëz duke përfshirë këshilltarë politikë, këshilltarë të jashtëm, 15 staf të emëruar politik të cilët emërohen prej partisë. A ju kujtohet çka thoshte? Kryeministri s’ka nevojë për shumë këshilltarë… Kjo qeveri i ka 453 njerëz që mundet me i emëruar politikisht. Nuk po e thotë Besnik Tahiri, por rregullorja 04-2026 e cila përbën madhësinë më të madhe të kabineteve politike që e ka dikush”, shtoi Tahiri.

Kritika ndaj qeverisë Kurti adresoi edhe deputetja tjetër e AAK-së, Albana Bytyqi, siç tha për mungesën e grave ministre.

“Kemi një kabinet më diskriminues pasi nga 21 anëtarë sot i kemi vetëm katër gra ministre. Deri dje në fushata kanë folur për të drejtat e grave e sot i kemi vetëm 4 gra ministre. Kemi më pak se 20 për qind të kabinetit qeveritar. Andaj kërkoj nga qeveria që të respektohet barazia gjinore”, theksoi Bytyqi.

Shefi i deputetëve të AAK-së u pyet edhe për mundësitë e zgjedhjeve të reja, teksa u shpreh i bindur se partia e Ramush Haradinajt do të ketë rezultat pozitiv.

“Zgjedhjet nuk janë produkt i veprimit politik të AAK-së. Në fakt ne kemi qenë të anashkaluar në këtë temë. Ajo çka mund të them me përgjegjësi të plotë është se kurdo që të vijnë zgjedhjet, AAK-ja do të ketë rezultat më të mirë. Kosovës nuk i duhen zgjedhjet, por është kryeneçësia e këtij kryeministri që na ka pruar në këtë situatë që deshi të marrë edhe pozicionin e presidentit”, deklaroi Tahiri

Tags: albin kurtiBesnik Tahirikonference per mediaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit zhvillon operacion në kufi me Malin e Zi

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit zhvillon operacion në kufi me Malin e Zi

Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane

Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, por bilanc i dështimeve

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

LVV propozoi tre emra për KQZ-në, Cakolli: Kjo krijon paqartësi dhe rrezikon funksionalizimin

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

Partitë dërgojnë emrat te presidentja për anëtarë të KQZ-së

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Gjilani triumfon në Podujevë, mposht Llapin 2:3

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Ballkanit i mjafton sërish Tolaj, ruan kryesimin në tabelë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën