Një person ka vdekur në një aksident që ka ndodhur në rrugën Podujevë- Prishtinë.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se informacionin për aksidentin e kanë marrë rreth orës 07:00 të mërkurën.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për teve1.info se në këtë aksident ka përfshirë një motoçikletë.
“Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arrit të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.










