TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Mobileje, inventar shtëpiak..” Kryeqyteti bëhet më deponi zyrtare për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Komuna e Prishtinës ka përcaktuar një lokacion që do të shërbej për qytetarët dhe kompanitë ndërtuese për hedhjen e mbeturinave vëllimore dhe ato inerte. Por për të përfituar nga kjo duhet të lidhet kontratë me kompani të caktuara. Ndërsa këtë nismë si të qëlluar po e shohin edhe nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit.

by Fëllënza Krasniqi
19 orë ago
0 0
A A

Është deponi e dheut rrugës për në Zllatar të Prishtinës.

E nga e hëna, një pjesë e saj, do të shërbejë edhe për një qëllim tjetër.

Të dielën, Komuna e Prishtinës, njoftoi në Facebook, se ka përcaktuar këtë lokacion si zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte dhe vëllimore.
Por, vetëm një ditë më pas, nga kjo komunë, thonë se do të shfrytëzohet vetëm si pikë tranzitore.

“Është pikë tranzitore nuk është deponi e mbetjeve vëllimore, por është pikë tranzitorë në të cilën në të ardhmen do të bëhet ndarja, klasifikimi, menaxhimi deri në shkatërrim dhe dërgim në deponin e përgjithshme. Momentalisht kosto për më i deponu në deponi është falas për muajin mars, pastaj në prill do të publikohen kostot e deponisë e ato shkojnë zakonisht me metër kub”, ka thënë Braha.

Por, a mund t’i sjellin vet këtu qytetarët mbeturinat e kësaj natyre.

“Janë numrat e telefonit që i kemi publikuar që janë të “Pastrimi” dhe NPL “ Gjelbër” që duhet të kontraktohen prej të gjithë qytetarëve edhe përmes tyre mund të bëhet edhe bartja sepse është me rëndësi me cek që edhe bartjen e mbeturinave nëpër qytet nuk ka të drejtë çdo operatorë të bëjë. Automjetet të cilat janë bërë bartjen e mbeturinave duhet të jenë të licencuara të kenë leje të posaçme nga Komuna e Prishtinës për me bartë mbeturina”, u shpreh tutje Braha.

Sipas drejtorit, për qytetarët që nuk i ndjekin këta hapa, do të pasojë gjoba dhe konfiskimi i automjetit bartës.

Vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit për mbeturinat inerte e vëllimore, po e konsiderojnë të qëlluar, organizatat për mbrojtjen e mjedisit.

“Duhet të përshëndetet një veprim i tillë sepse Prishtina po ballafaqohet me problem të madh të ndotjes e posaçërisht të mbetjeve vëllimore dhe ato ndërtimore.  Kemi jashtëzakonisht grumbuj të mbeturinave që po shihen gjithandej qytetit andaj një vendim i tillë i Komunës është më se i mirëseardhur, por sigurisht që duhet parë implementimi i tij se sa do të ketë sukses, sepse ka nevojë të madhe qytetarët e ndërtuesit të informohen për këtë gjë”, ka thënë Hasanaj.

Komuna e Prishtinës në faqen zyrtare, po ashtu ka shpërndarë edhe lokacionin e deponisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

NATO vazhdon “të mbështesë plotësisht” dialogun Kosovë-Serbi

NATO vazhdon “të mbështesë plotësisht” dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, flasin për sigurinë në rajon

Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, flasin për sigurinë në rajon

​Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe e Turizmit

​Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe e Turizmit

Një i lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë-Pejë

“Ditari”- 17.03.2026

Ferizaj mposht Prishtinën, fiton edhe Drenica

Ferizaj mposht Prishtinën, fiton edhe Drenica

Një i lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë-Pejë

Ligji për Automjete dhe Ligji për të Huajt: Një test sociologjik për “Republikën e tretë” të Albin Kurtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën