TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maqedonci: Raketat që Serbia ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe kërcënuese për rajonin

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se raketat balistike që Serbia ka blerë nga China kanë karakter sulmues dhe përbëjnë kërcënim jo vetëm për Kosovo, por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit.
Në një intervistë për emisionin “Puls” në A2 CNN me gazetaren Bruna Çifligu, Maqedonci tha se blerja e armëve nga Serbia nuk është një zhvillim i ri, pasi Beogradi prej vitesh ka furnizuar ushtrinë me armatim nga vende të ndryshme.

“Në fakt blerja e këtyre sistemeve nuk është duke u bërë vetëm këto kohët e fundit. Serbia në vazhdimësi mund të themi ka bërë blerje nga Rusia, nga Kina por edhe nga vende të tjera. Ne kemi informacion që prej disa vitesh ka bërë blerje të raketave të ndryshme nga Kina”, tha Maqedonci.

Sipas tij, raketat e fundit që ka siguruar Serbia janë të dizajnuara për sulme dhe për këtë arsye paraqesin rrezik për rajonin.

“Normalisht që këto raketat e fundit e kanë natyrën e raketave që janë të dizajnuara për sulme dhe duke qenë të tilla paraqesin kërcënim jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për gjithë rajonin e Ballkanit. Kjo po tregon edhe më tej qasjen hegjemoniste dhe tentativën për të dominuar të Serbisë në aspektin ushtarak, ekonomik dhe në aspekte të tjera në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Maqedonci tha se këto zhvillime hedhin poshtë pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vučić, i cili ka deklaruar se Serbia po armatoset për t’u mbrojtur nga marrëveshja trilaterale mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

“Normalisht që këto arsyetime që bëhen nga krerët e shtetit në Serbi, se këto furnizime po bëhen për shkak se ndihen të kërcënuar nga marrëveshja trilaterale mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, nuk qëndrojnë, sepse këto blerje nuk janë duke u bërë vetëm prej periudhës kur është nënshkruar kjo marrëveshje, por janë bërë edhe më herët”, tha Maqedonci.

Ai shtoi se blerja e armatimit nga vende që nuk janë pjesë e NATO, e kombinuar me qasjen politike të Serbisë ndaj fqinjëve, përbën rrezik për stabilitetin rajonal.

“Duke bërë këto blerje nga vendet që nuk janë të NATO-s dhe duke promovuar politika hegjemoniste në raport me fqinjët, atëherë është kërcënuese për krejt rajonin. Është me rëndësi që NATO ta marrë seriozisht jo vetëm këtë blerje, por edhe gjithë militarizimin e Serbisë dhe të diskutojë seriozisht për këtë çështje”, përfundoi ai.

Tags: arEjup MaqedoncietTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në polici

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën