TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

by TËVË 1
2 orë ago
1
A A
Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se, edhe pse një pjesë e madhe e ishullit strategjik iranian Harg u shkatërrua nga bombardimet amerikane, ai mund të urdhërojë sulme të tjera ndaj tij. Ndërkohë, shtetet arabe, aleate të SHBA-së në rajon, raportuan për ndërprerje në industrinë e tyre të naftës për shkak të sulmeve hakmarrëse iraniane.

Trump i tha NBC News-it më 14 mars se sulmet amerikane kishin “shkatërruar plotësisht” pjesën më të madhe të ishullit Harg – i cili ndodhet rreth disa dhjetëra kilometra larg territorit tokësor të Iranit – por shtoi se “mund ta godasim edhe disa herë të tjera thjesht për qejf”.

Menjëherë pas sulmit, Trump tha se forcat amerikane kishin “shkatërruar plotësisht” objektivat ushtarake iraniane në ishull, por nuk e kishin prekur infrastrukturën e naftës.

Megjithatë, ai kërcënoi se do t’i godasë edhe ato objekte nëse Irani ndërpret trafikun në Ngushticën e Hormuzit.

Zyrtarët iranianë pretenduan se eksportet e naftës bruto vazhdojnë pa ndërprerje nga terminali i Ishullit Harg, pas asaj që Trump e përshkroi si “një nga bombardimet më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme”.

Sulmi ndaj Ishullit Harg shënoi një zhvillim të madh në konfliktin që filloi më 28 shkurt pas sulmeve në shkallë të gjerë të SHBA-së dhe Izraelit kundër objekteve ushtarake dhe bërthamore iraniane.

Ishulli Harg është pika kryesore e eksportit të naftës së Iranit dhe shërben si terminal për rreth 90 për qind të eksporteve të tij të naftës.

Ai ndodhet rreth 24 kilometra larg bregdetit iranian dhe rreth 480 kilometra në veri të Ngushticës së Hormuzit.

Trump “i habitur”, por jo i gatshëm për marrëveshje
Trump i tha NBC-së se është “i habitur” që Teherani vendosi t’i sulmojë vende e tjera të Lindjes së Mesme si hakmarrje për sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Ai gjithashtu pretendoi se Teherani po kërkon të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, por kushtet që ofron Irani nuk përputhen me kërkesat e tij.

“Irani dëshiron të bëjë marrëveshje por unë nuk dua ta bëj, sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”, tha ai.

Ai nuk tregoi se cilat kushte kërkon, por shtoi se ato duhet të jenë “shumë të forta” dhe duhet të përfshijnë një zotim që Teherani të heqë dorë nga çdo ambicie bërthamore.

Frika për rritjen e çmimeve
Trump minimizoi shqetësimet e konsumatorëve për koston e energjisë.

“Mendoj se çmimet do të bien edhe më shumë se më parë, dhe unë i parashikova në nivele rekord të ulëta”, tha Trump për çmimet e karburanteve, duke shtuar se ato do të bien shpejt pasi të përfundojë lufta në Iran.

Irani është zotuar ta mbajë të mbyllur ngushticën dhe ka thënë se çmimet e naftës mund të arrijnë në 200 dollarë për fuçi, rreth dyfishin e çmimeve të tanishme, që tashmë janë shumë të larta.

Pasi kishte thënë një ditë më parë se marina amerikane së shpejti do të fillonte të shoqëronte anijet nëpër ngushticë, Trump u duk se u tërhoq nga ajo deklaratë.

“Nuk dua t’ju them asgjë për këtë”, tha ai në intervistë, por shtoi se “është e mundur”.

Në një postim më herët në rrjetet sociale, Trump tha: “Vendet e botës që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë ngushticë dhe ne do t’iu ndihmojmë shumë!”

“Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të koordinohen me ato vende që gjithçka të shkojë mirë, shpejt dhe pa probleme”, shtoi ai.

Goditen edhe aleatët rajonalë të SHBA-së
Aleatët rajonalë të Shteteve të Bashkuara raportuan gjithashtu sulme ndaj objekteve të industrisë së naftës, duke rritur edhe më shumë frikën për ndërprerje të mëdha në furnizimin botëror me energji.

Autoritetet në rajonin gjysmautonom të Kurdistanit në Irak thanë se operacionet në rafinerinë Lanaz në qytetin Irbil mbetën të pezulluara në orët e para të 15 marsit, megjithëse zjarri që shpërtheu pas një sulmi me dron u vu nën kontroll.

Irani do të shënjestrojë objektet e kompanive amerikane në rajon nëse objektet e tij energjetike sulmohen, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, nga televizioni shtetëror, pas sulmeve amerikane në ishullin Harg.

Irani duket se e zbrazi zemërimin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke pretenduar se sulmi ndaj ishullit Harg nga forcat amerikane kishte origjinën nga Emiratet.

Një zëdhënës ushtarak iranian paralajmëroi njerëzit në Emiratet e Bashkuara Arabe që të largohen nga portet, doket dhe “strehimoret amerikane”.

Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe mohuan se ushtria amerikane e kishte nisur sulmin nga bazat në vend, por thanë se gëzojnë të drejtën për të ndërmarrë veprime mbrojtëse.

Tags: HargiraniTeve1Trump
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre dergohen në spital

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

As Neymar nuk i “shpëton” shqiponjës dykrenare

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

​“S’di si do t’ia dalim”, qytetarët të shqetësuar nga paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës

Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave

​Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

Trump kërcënon me sulme shtesë në Harg, teksa Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën