Një grup prej dymbëdhjetë ligjvënësish amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, duke shprehur shqetësim për raportimet rreth reduktimit të mundshëm të trupave amerikane nga misioni i NATO-s në Kosovë.
Letra, e datës 11 mars, paralajmëron se kjo mund të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe Ballkanit Perëndimor.
Ligjvënësit i kërkojnë Departamentit të Shtetit të ruajë nivelin aktual të forcave amerikane në këtë mision paqeruajtës.
“Në një kohë të brishtësisë politike dhe rritjes së ndikimit malinj në Ballkanin Perëndimor, një reduktim i parakohshëm i pranisë amerikane rrezikon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin më të gjerë”, thuhet në letër.








