Në QKUK është konfirmuar rasti i parë i një shtatzënie pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF).
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë për shumë gra që presin të bëhen nëna.
“Një lajm që jep shpresë për shumë gra që presin të bëhen nëna, e që tashmë këtë procedurë mund ta realizojnë në QKUK, ku dy procedurat e para ofrohen pa pagesë. Falënderojmë ekipin profesional të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm”, ka shkruar ai./teve1.info/







