TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

by Tëvë1
2 muaj ago
9
A A
Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Të martën në mbrëmje, një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers, në kantonin e Fribourgut. Video dhe fotografi tregojnë automjetin duke u djegur me intensitet të madh. Sipas policisë, në këtë tragjedi kanë humbur jetën të paktën gjashtë persona. Pesë persona të tjerë janë plagosur, raporton 20min.ch, transmeton albinfo.ch.

Në një konferencë për shtyp të martën në mbrëmje, policia konfirmoi se zjarri në autobusin postar ishte vendosur qëllimisht. Megjithatë, rrethanat e sakta janë ende nën hetim. Policia nuk komentoi nëse bëhej fjalë për një sulm terrorist.

Një video e siguruar nga kjo redaksi tregon skena pak pasi shpërtheu zjarri. Një person shihet duke vrapuar dhe duke bërtitur, ndërsa duket se ka djegie në duar. Në sfond dëgjohen britma dhimbjeje. Media 20 Minuten ka vendosur të mos e publikojë videon dhe në vend të saj të tregojë vetëm disa pamje (screenshots) nga ajo.

Në video, burri i plagosur dëgjohet duke thënë në shqip:

“Një burrë i vuri flakën vetes. Ai hodhi benzinë mbi vete dhe pastaj e ndezi.”

Më pas burri ulet në tokë. Një kalimtar i afrohet dhe e pyet nëse ka nevojë për ujë. Burri i plagosur pohon se po. Qysh më herët në Kerzers kishin qarkulluar thashetheme se dikush i kishte vënë flakën vetes.

Deri tani, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën. Identiteti i të plagosurve dihet, por të vdekurit ende nuk janë identifikuar. Katër persona nga autobusi u plagosën, si dhe një person tjetër që nxitoi për të ndihmuar. Disa nga të plagosurit u transportuan me helikopter drejt spitalit.

Sipas policisë, zjarri u vu shpejt nën kontroll. Ka indikacione se një person i vetëm mund ta ketë shkaktuar zjarrin, por mënyra se si ndodhi saktësisht ende nuk është e qartë. Hetimet për shkakun e zjarrit janë duke vazhduar dhe pritet të zgjasin gjatë gjithë natës. Policia ka hapur edhe një linjë telefonike për informacione: 0800 261 700.

Tags: Autobusideshmitari shqiptardjegieTe vdekurTeve1Zvicer
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Franca dhe Grenlanda forcojnë partneritetin për mineralet kritike

Franca dhe Grenlanda forcojnë partneritetin për mineralet kritike

Ushtria iraniane paralajmëron se do të hapë fronte të reja kundër SHBA-së nëse sulmet rifillojnë

Ushtria iraniane paralajmëron se do të hapë fronte të reja kundër SHBA-së nëse sulmet rifillojnë

Meidani: Studentët nga Tirana udhëtuan drejt Maqedonisë jo për përplasje, por për të mbështetur një kërkesë elementare

Meidani: Studentët nga Tirana udhëtuan drejt Maqedonisë jo për përplasje, por për të mbështetur një kërkesë elementare

OBSH thërret komitetin e emergjencës, vdekjet nga Ebola rriten në 131

OBSH thërret komitetin e emergjencës, vdekjet nga Ebola rriten në 131

​17 të dyshuar mbeten në paraburgim për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë dhe Vushtrri

​17 të dyshuar mbeten në paraburgim për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë dhe Vushtrri

Franca dhe Grenlanda forcojnë partneritetin për mineralet kritike

Franca dhe Grenlanda forcojnë partneritetin për mineralet kritike

Berisha: Në AAK nuk diskutohet për prag zgjedhor, do t’i dyfishojmë deputetët

Berisha: Në AAK nuk diskutohet për prag zgjedhor, do t’i dyfishojmë deputetët

Emisioni “Ditari” 19.05.2026

Emisioni “Ditari” 19.05.2026

Brezovica nën borë në prag të verës, publikohen pamje nga qendra e skijimit

Brezovica nën borë në prag të verës, publikohen pamje nga qendra e skijimit

Forumi Itali–Kosovë për Agrobiznes, Muja: Bashkëpunimi ekonomik prioritet

Forumi Itali–Kosovë për Agrobiznes, Muja: Bashkëpunimi ekonomik prioritet

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohen pesë serbë nga Kosova, dyshohen për cenim të votës në Graçanicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën