Një person në Vushtrri është arrestuar për dhunë në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht një grua, raporti me të cilin nuk është bërë i ditur.
Ndaj viktimës, pas intervistimit është lëshuar urdhri mbrojtës dhe së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore.
“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën. Ndaj viktimës pas intervistimit është lëshuar urdhri mbrojtës dhe së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.








