Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk beson që zgjedhjet e reja do të ishin zgjidhje për situatën aktuale politike, duke theksuar se ato mund të sjellin vetëm vazhdim të bllokadës institucionale.
Sipas tij, për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota në Kuvendi i Kosovës, ndërsa fokusi nuk duhet të jetë vetëm te shumica prej 61 deputetësh.
“Po shoh edhe zell për zgjedhje të reja, që do të na marrin kohë më shumë. Nuk shoh prej tash se si mund të jenë zgjidhje. Duhen 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Nuk mund të presim që të fillojmë zgjedhjet e reja me fushata të përsëritura ku tash duhet të themi se do t’i marrim së paku 80 deputetë. Nuk është çështja te 61-shi, por te 80-shi”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se zgjedhjet e përsëritura mund të sjellin vetëm vazhdimësi , siç e quajti ai, “agonisë legjislative institucionale”, duke theksuar se kjo situatë është e panevojshme dhe e padrejtë.
Kurti theksoi gjithashtu se mbajtja e zgjedhjeve të reja do t’i kushtonte vendit rreth 10 milionë euro, ndërsa rezultatet sipas tij nuk pritet të ndryshojnë shumë.
“Po shoh edhe zell për zgjedhje të reja, që do të na marrin kohë më shumë. Nuk shoh prej tash se si mund të jenë zgjidhje. Duhen 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Nuk mund të presim që të fillojmë zgjedhjet e reja në fushata të përsëritura ku tash duhet të themi se unë i marrë 80 deputetë së paku. Nuk është çështja te 61-shi, por te 80-shi. Nuk besoj që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje, do të jenë vazhdimësi e agonisë legjislative institucionale në përgjithësi, që është e panevojshme përveç se e padrejtë. Zgjedhjet do të kushtonin 10 mln euro për ta përsëritur rezultatin. Mund të ketë lëvizje të vogël, por s’shoh diferenca të mëdha. Po e presim aktgjykimin që për brenda këtyre 60 ditëve ta përmbyllim procesin e zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar ai në konferencën për media./teve1.info/






