Një ditë pasi iu hoq suspendmi nga BAT-i, KB Peja ka regjistruar përforcimin e parë për pjesën e mbetur të sezonit.
Bëhet fjalë për amerikanin Cecil Williams, i cili pritet të debutojë këtë vikend në Superligën e Kosovës.
“Ju njoftojmë se klubi ynë ka transferuar 30-vjeçarin amerikan, Cecil Williams për pjesën e mbetur të sezonit”, ka shkruar Peja.
Williams ka karrierë të pasur në liga të ndryshme evropiane si Portugalia, Polonia, Turqia, Rumania, Franca, Greqia.
Së fundmi, Cecil ka pasur eksperiencë edhe në Meksikë.











