Edhe një basketbollist tjetër është larguar nga skuadra e Sigal Prishtinës, pasi tashmë është prezantuar tek ekipi i tij i ri.
Bëhet fjalë për qendrën Kelby Kramer, i cili ka vazhduar karrierë në Venezuelë, te skuadra Pioneros del Avila pasi nuk ishte te Prishtina në ndeshjen e fundit kampionale.
Kramer, i gjatë 213 centimetra, ishte pjesë e Prishtinës prej fillimit të sezonit dhe luajti me një mesatare prej 5 pikëve e 6 kërcimeve për ndeshje.
Kramer para se të vinte në Kosovë, kishte bërë karrierë edhe në Argjentinë, Meksikë, Mal të Zi, Rumani, Sllovaki e Venezuelë.
Aktualisht, Sigal Prishtina është në krizë të rezultateve pasi zë vendin e parafundit në tabelë me 29 pikë pas 21 ndeshjeve të luajtura, duke regjistruar 8 fitore karshi 13 humbjeve.









