TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vendet e Gjirit dënojnë vendimin izraelit për të regjistruar tokën në Bregun Perëndimor si “pronë shtetërore”

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Evropa kritikon vendimet e Izraelit në Bregun Perëndimor, kërkon anulimin e tyre “menjëherë”

Arabia Saurdite, Kuvajti dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) kanë dënuar të hënën vendimin izraelit për të regjistruar zona të mëdha të Bregut Perëndimor të pushtuar si “pronë shtetërore”, veprimi i cili po konsiderohet si “aneksim de facto” i territorit.

Ministria e Jashte Saudite ka thënë në një deklaratë se masa izraelite synon të imponojë një “realitet të ri ligjor dhe administrativ” në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke paralajmëruar se masa të tilla do të “minonin përpjekjet e vazhdueshme për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Nuk ka sovranitet izraelit mbi territoret e pushtuara palestineze”, tha ministria, duke e quajtur masën një “shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare”, duke minuar zgjidhjen me dy shtete.

Ministria e Jashtme e Kuvajtit e denoncoi vendimin izraelit si një “vendim të pavlefshëm”, duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të “pengojë ato shkelje izraelite”.

Kuvajti përsëriti “qëndrimin e tij parimor dhe të palëkundur” në mbështetjen e të drejtës së popullit palestinez për të krijuar një shtet të pavarur në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Gjithashtu, ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë përsipër “përgjegjësitë e saj ligjore, morale dhe humanitare” për të frenuar “shkeljet” izraelite dhe për të mbrojtur të drejtat palestineze, duke promovuar njëkohësisht sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Sekretari i Përgjithshëm i GCC-së, Jasem Albudaiëi, tha se vendimi izraelit përfaqëson “një shkelje flagrante dhe serioze të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të legjitimitetit ndërkombëtar dhe një zgjatje të politikave të vendbanimeve të paligjshme, gjë që kërkon një qëndrim të fortë ndërkombëtar”.

Shefi i GCC-së i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “hapa praktikë dhe të menjëhershëm për të ndaluar këto shkelje të rënda dhe për të detyruar autoritetet pushtuese izraelite të ndalojnë politikat e vendbanimeve dhe vendimet e njëanshme që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Ai përsëriti mbështetjen e bllokut të Gjirit për “të drejtat legjitime” të popullit palestinez, kryesisht për krijimin e një shteti të pavarur sipas vijave të 4 qershorit 1967 me kryeqytet Jerusalemin Lindor, ka cituar Anadolu.

GCC përbëhet nga Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Omani.

Qeveria izraelite miratoi të dielën një propozim që lejon sekuestrimin e tokës palestineze në Bregun Perëndimor duke e regjistruar atë si “pronë shtetërore”, duke shënuar hapin e parë të tillë që nga pushtimi i territorit nga Izraeli në vitin 1967.

Në një vendim historik në korrik 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën