TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Miratohet marrëveshja me BE-në, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro

by teve1
3 orë ago
1
A A
Miratohet marrëveshja me BE-në, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Bashkimi Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së BE-së në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje.

Nga 108 deputetë të pranishëm në sallë, 104 votuan pro, asnjë kundër, ndërsa 5 abstenuan, duke i hapur rrugë zbatimit të pakos financiare.

Gjatë prezantimit të marrëveshjes ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se një e treta e shumës së përgjithshme është grant, ndërsa pjesa tjetër kredi.

Sipas tij, nga shuma totale prej 882.6 milionë euro, rreth 253.3 milionë euro janë grante, ndërsa 629.3 milionë euro do të jenë kredi, të cilat do të ratifikohen përmes një marrëveshjeje të veçantë.

“Në kuadër të këtij plani apo marrëveshjeje parashihet që Kosova të përfitojë një pako prej 882.6 milionë eurove, e cila mund të them se është alokimi më i madh në raport me bruto produktin vendor.

Pra është rreth 7% e bruto produktit vendor që i është alokuar Kosovës”, ka deklaruar Murati.

Përfaqësuesit e subjekteve politike, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe grupin multietnik, shprehën mbështetjen e tyre për këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi transparencë lidhur me destinimin e mjeteve.

“Ne kërkojmë plan sepse një pjesë është kredi, tjetra është grant. Ne duam të dimë ku shkojnë këto para”, tha ai, duke iu drejtuar ministrit Murati.

Ministri i Financave u kundërpërgjigj duke sqaruar në mënyrë të detajuar aspektin ligjor dhe fushat në të cilat mund të shpenzohen këto mjete, në përputhje me marrëveshjen dhe legjislacionin në fuqi./teve1.info/

Tags: Bashkimi EvropianKuvendi i KosovesPlani i Rritjes
ShareTweet

Postime të ngjashme

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

BE thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak mbeten të vonuara

BE-ja mirëpret ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Mbrojtja kundërshton akuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit, kërkon lirimin e tyre

Mbrojtja kundërshton akuzat ndaj Krasniqit dhe Selimit, kërkon lirimin e tyre

Kritikohet mosvotimi i Rezolutës së Speciales nga LDK-ja

Mustafa: Plani franko-gjerman nuk zgjidh asgjë me Serbinë, është marrëveshje për siguri

Isa Mustafa mbështetë Marshin “Drejtësi, jo politikë”, iu bën thirrje qytetarëve për dalje masive

Një ushtar i FSK-së i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit

Një ushtar i FSK-së i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit

Gaxherri: Ramush Haradinaj i përmbush kriteret dhe nevojat e Kosovës për president

Gaxherri: Ramush Haradinaj i përmbush kriteret dhe nevojat e Kosovës për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën