TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbrojtja e Veselit përfundon deklaratën përmbyllëse

by teve1
3 orë ago
1
A A
Mbrojtja e Veselit përfundon deklaratën përmbyllëse

Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në procesin më të madh gjyqësor në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Avokati i Veselit, Rodney Dixon tha se Kadri Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe kërkoi nga trupi gjykues që pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar t’i hedhë poshtë, për shkak të mungesës së provave.

Dixon, i cili shpalosjen e fjalës përmbyllëse në Hagë e nisi që nga dje, tha se Kadri Veseli nuk është i përfshirë në asnjë prej krimeve, të cilat e ngarkon ZPS-ja.

“Klienti im nuk është i përfshirë në asnjë prej krimeve, të cilat pretendon Prokuroria se i ka kryer…ZPS duket se po na tërheqë zvarrë me vete me kaosin e mbretit të mizave. Sipas ZPS çdo lloj asoocimi ka kuptim derisa i shërben asaj dhe si rezultat sipas nesh ZPS nuk mbështet dhe nuk konfirmon absolutisht asnjë prej akuzave të tij dhe nga ana tjetër ka shumë pika, të cilat mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm dhe ne parashtrojmë që qëndrimi i prokurorisë duhet të hedhet poshtë“, tha ai.

Avokati, Dixon tha se Kadri Veseli meriton gjykim të drejtë, lirim dhe të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat, në të kundërtën, siç tha, do të ishte padrejtësi e madhe.

“Është gabim që ZPS të ndjek persona si Veseli në mënyrë të kotë me shpresën që do të sjell një zgjidhje shpirtërore për viktimat. Mund të shohim nga reflektimi bosh i ZPS-së se ne nuk mund të paraqesim këtë “ndërmarrje të përbashkët kriminale” pa përbënin e shërbimit të zbulimit…13’24’21 Drejtësia është një konstante që jep personi dhe viktima atë që meriton dhe viktimave meritojnë atë që iu përket atyre, ashtu siç edhe meriton zotëri Veseli atë që i përket atij. Meriton pra gjykim të drejtë dhe të duhur, ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, ndryshe do të ishte një padrejtësi e madhe ”, tha Dixon.

Avokati Dixon tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon që Veseli ka lehtësuar shpërndarjen e deklaratave të UÇK-së dhe ka dhënë informacionin që ka shërbyer si bazë për ato komunikata.

Megjithatë, ai thekson se nuk ekziston asnjë provë konkrete që e lidh Veselin me këto komunikata dhe i cilëson pretendimet si të përgjithshme, të paqarta dhe të pabazuara.

“Sipas ZPS-së, klienti im ka lehtësuar shpërndarjen e deklaratave të UÇK-së që ka formuar shtyllën kurrizore të politikave, bashkëpunëtorëve, klienti im ka ofruar gjithë shtyllën kurrizore faktike për të gjitha komunikatat e deklaratat dhe thuhet gjithashtu se ai ka dhënë informacionin që është pasqyruar më pas në këto komunikatat e gjithë gjëja vinte prej tij sipas ZPS. Ndërkohë, që nuk ka asnjë pikë prove që mbështet këtë pretendim të ZPS është e nevojshme të krijohet një lidhjes mes Veselit dhe komunikatave në njëfarë mënyrë sepse kjo ai është e vetme mënyrë ai lidhet me krime. Megjithatë, kjo është mënyrë dëshpëruese e ZPS-së për të fajësuar klientin tim dhe nuk jep asnjë provë që mbështet apo konfirmon këtë gjë. Edhe gjuha që ka përdorur ZPS është e vagullt, e përgjithshme. ZPS thotë se Veseli ka marrë, vlerësuar dhe ka dhënë e transferuar, ka dhënë informacion inteligjent që ka formuar bazën e komunikatave”, u shpreh Dixon.

Pas pauzës së drekës, do të vijohet me deklaratën përmbyllëse të ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga e hëna kanë filluar deklaratat përmbyllëse të palëve në procesin më të madh gjyqësor në Hagë.

Deklaratat përmbyllëse kanë filluar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ku kryeprokurorja Kimberly West ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pesë të lënduar në aksidentin mes një kamioni dhe veturës në Klinë

Elisa Spiropali merr pozitën për Ministre të Jashtme

Deklarata për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, Spiropali: Do të angazhohem për zbatimin e saj plotësisht

Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re

Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re

Dhuna në shkolla: A ka ardhur koha ta rimendojmë qëllimin e arsimit?

Dhuna në shkolla: A ka ardhur koha ta rimendojmë qëllimin e arsimit?

Pesë të lënduar në aksidentin mes një kamioni dhe veturës në Klinë

Emisioni “Ditari” 12.02.2026

Emisioni “Ditari” 12.02.2026

Elisa Spiropali merr pozitën për Ministre të Jashtme

Deklarata për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, Spiropali: Do të angazhohem për zbatimin e saj plotësisht

Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re

Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re

Stuhia Nils lë një të vdekur dhe afër një milion familje pa energji elektrike në Francë

Stuhia Nils lë një të vdekur dhe afër një milion familje pa energji elektrike në Francë

Dhuna në shkolla: A ka ardhur koha ta rimendojmë qëllimin e arsimit?

Dhuna në shkolla: A ka ardhur koha ta rimendojmë qëllimin e arsimit?

Osmani takon Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Osmani takon Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën