Shtëpia e familjes Arifi në Pogragjë të Gjilanit, të dielën u kthye në një skenë krimi.
Brenda saj, dyshohet se babai me armë zjarri e privoi nga jeta të birin, 29 vjeçar.
E gjithë ngjarja ndodhi në mbrëmje, teksa për motivet ende nuk ka dijeni as familja.
Familjarët pas kamerave thone se në raportin bab e bir nuk ka pasur kurfare problemi, për cka rasti i vrasjes i ka tronditur edhe ata.
Pas ngjarjes tragjike, viktima u gjet në dhomë nga nëna e tij.
Kurse babai menjëherë pas aktit dyshohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
E disa orë pas ngjarjes, vetura me të cilën u largua dorasi i dyshuar, u gjet nga policia në afërsi të fshatit.
Nga policia kanë treguar se në shtëpinë e familjes Arifi, janë gjetur edhe armë të tjera pa leje, si dhe municione.
Në lëvizje është vënë edhe Prokuroria e Shtetit.
Këta të fundit për Tëvë1, thanë se babë e bir nuk kanë të kaluar kriminale.
“I dyshuari dhe viktima, nuk kanë të kaluar kriminale dhe nuk kanë pasur ndonjë rast të raportuar për “dhunë në familje”, thuhehet nga Prokuroria Themelore nw Gjilan.
Në Prokuroria Themelore e Gjilanit, thonë se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndryshe, kjo është vrasja e dytë që e tronditi Gjilanin brenda javës, pasi me 9 tetor, bashkëshorti dyshohet se e privoi nga jeta ish-gruan dhe vëllain e saj.



