TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Si ky nuk mbaj mend”, prizrenasit flasin pas tërmetit të mbrëmshëm

Tërmeti që goditi Kosovën mbrëmë u ndje pothuajse në të gjitha komunat, ndonëse epiqendra e tij ishte në Prizren. Prizrenasit treguan për tëvë1se si e përjetuan atë.

by Fëllënza Krasniqi
8 muaj ago
1 0
A A

Ishte ora dhjetë e mbrëmjes.

Gjithçka ishte në qetësinë e saj deri në një moment kur vendi pësoi një dridhje tërmeti.

Shkalla e saj prej 4.6 ballë u dëgjua pothuajse në të gjitha komunat.

Lëkundjet u ndjenë edhe në studion e tëvë1.

E në disa lagje, shumë qytetarë edhe dolën nga banesat e tyre.

Ndonëse tërmeti u ndje dukshëm në mbarë vendin, epiqendra e tij ishte 23 km në lindje të Prizrenit.

Të tillë tërmet, prizrenasit thonë se nuk e mbajnë mend të ketë ndodhur.

“Fëmija u trazuan pak një vajzë e vogël filloi të qante, thash mos u tutni se tërmet. Në 2011 apo në 2012 ka qenë pak një dridhje e vogël po si ky nuk mbaj mend. Isha shtritë në shtrat kur e dallova që filloi të dridhej shtrati, u zgjova kisha pak panik, i zgjova edhe anëtarët e familjes, por tani më nuk ka pasur tutje”, tha qytetari Ibrahim Bytyqi.

E dikush tjetër, në atë kohë ishte duke punuar.

“Isha duke punuar në kompjuter, ishte një dridhje që është dalluar mirë. Tavolina filloi të lëvizë edhe karrige, por ishte shumë e shkurtër nuk më shqetësoi fare hiç e kam marr si gjë normale”, tregon Berat Bahtiu.

Nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës kanë njoftuar se sizmiciteti i këtij tërmeti kishte potencialin të rrezikojë qytetarët dhe shkaktojë ndonjë dëm material për shkak të forcës së lartë.

Por nga Komuna e Prizrenit thanë për televizionin se qytetarët nuk kanë nevojë të panikosen.

Ndonëse treguan se deri tani, nuk kanë marrë asnjë thirrje nga ta për dëme.

“Tërmeti u kanë në mbrëmje ka ora dhjetë e diçka minuta, ai ishte i fuqishëm 4.9 ka kapluar rajonin e Prizrenit në disa sekonda. Ne, në bashkëpunim me policinë dhe në koordinim me FSK-në deri tash nuk kemi ankesa nga qytetarët për diçka dëme. Panik ka te qytetarët, ne jemi këtu më çdo koordinim mos bëni panik, tërmetet çdo epiqendër kanë këtu”, tha Sead Arifi- drejtor i emergjencave në Komunën e Prizrenit.

Ndërkaq, gjatë ditës Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka udhëzuar qytetarët se si të veprojnë në raste kur ndodh një tërmet.

Sipas këtij dikasteri, rekomandohet që të ruhet qetësia dhe gjithashtu të qëndrohet larg ndërtesave, shtyllave elektrike dhe pemëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon FSK-ja

Sulmoi fizikisht dy policë në stacionin policor në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Gani Geci ndalohet për 48-orë, dyshohet për veprën penale “Kanosje”

Gani Geci ndalohet për 48-orë, dyshohet për veprën penale “Kanosje”

Rama uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës:Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente

Kryeministri Rama në Luksemburg në Konferencën e 10-të Ndërqeveritare

Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Dëmtohet gypi gjatë punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Prishtinë, një pjesë e madhe e qytetit mbetet pa ujë

Moti sot

Moti sot

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën