Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7 dhe 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.








