Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë.
Sipas njoftimit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit do të mbetet pa furnizim me ujë deri në sanimin e problemit.
“Ju njoftojmë se sot kemi një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë. Si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit të Prishtinës do të mbetet pa ujë deri në sanimin e problemit.Defekti është në një gyp me diametër 350 mm”, thotë KRU “Prishtina”.







