TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kolegët kërkojnë lirimin e mësimdhënësit në shkollën “Pavarësia”, komuna në pritje të raportit

Mësimdhënësit e SHFMU “Pavarësia” në Prishtinë këtë të martë bojkotuan mësimin për dy orë radhazi. Kjo formë erdhi si pasojë e arrestimit të kolegut të tyre meqë i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike mbi një nxënës, por edhe nxënësit duke quar dorë në drejtim të mësimdhënësit. Këtë protestë e përkrahën edhe nga SBASHK, duke thënë se në rast të mos daljes në pah të vërtetës dhe lirimit të kolegut te tyre, do të ashpërsohen masat e protestës.

by Fëllënza Krasniqi
3 orë ago
0 0
A A

Është ora 8 e mëngjesit.

Mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia” si zakonisht u takuan në sallën e arsimtarëve.

Por nga këtu të martën ditarët nuk i morën për t’iu drejtuar klasave.

Kjo meqë vendosën ta mbajnë një protestë, duke i bojkotuar dy orët e para mësimore.

Krejt kjo, pasi kolegu i tyre mësimdhënës, u arrestua të hënën.

Deri tek rasti, erdhi pas publikimit të një video, ku ky mësues shihet duke u përleshur me një nxënës.

Mësimdhënësit, po kërkojnë një ambient të sigurt e orë mësimore që mbahen normalisht.

“Kjo grevë nuk organizohet për të justifikuar dhunën dhe as për të mbrojtur atë. Përkundrazi ajo është një reagim kundër dhunës dhe kundër veprime delikuente që po cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e mësimdhënësit në procesin edukativo-arsimor. Qëllimi ynë është të mbrojnë një ambient të sigurt dhe profesional ku mësimi zhvillohet normalisht dhe ku autoriteti i mësimdhënësit nuk vihet në pikëpyetje përmes fyerjeve, ofendimeve, sharjeve dhe nënçmimit”, tha Ardit Ukaj – përfaqësues sindikal i shkollës.

Në mbështetje të mësimdhënësve të martën këtu, u panë edhe përfaqësues nga SBASHK.

Këta thanë se video e publikuar, nuk është e plotë.

Kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më shpejt, urgjentisht ta shqyrtojnë rastin, të dalin me të vërtetën dhe ta lirojnë arsimtarin, të marrin masa ndaj prindërve të nxënësve të cilët përdorin dhunë në shkollë. Përndryshe, na jena në përkrahje të mësimdhënësve të kësaj shkolle. Shkollat tjera, disa janë solidarizua me një orë mësim, me një orë ndërprerje të mësimit me këtë shkollë. Nëse ngjarjet nuk sqarohen shpejt dhe nuk lirohet mësimdhënësi, mund të që nga dita e nesërme mund të përshkallëzohet kjo formë e veprimit sindikal”, tha Ymer Ymeri nga SBASHK.

Me kolegët u solidarizuan edhe nga shkolla fillore e mesme e ultë “Ismail Qemali”.

“Mbrëmë kolektivi jonë i cili është shumë i madh, me 3 mijë nxënës dhe me 130 arsimtarë, kanë komunikuar në grupin e shkollës vazhdimisht. Jemi ardh te një përfundim që t’i përkrahim dhe ju kemi përkrahur në orën e parë ju thashë edhe fillim, edhe pe përsëris. Aq sa e kemi pasur arsyeshme në bazë të udhëzimeve dhe rregullave shkollore, sepse duhet të njoftohet Këshilli i Shkollës. Pajtona me sekretarin e SBASHK-ut i cili tha do të vazhdojmë me masa të tjera nëse padrejtësisht arsimtari rri në paraburgim. Shumë e lehtë me paraburgos arsimtarin, në minutë”, tha Naim Bytyqi, përfaqësues i shkollës Ismail Qemajli.

E për këtë rast nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, thonë se janë në pritje të një raporti nga drejtoria e shkollës ku ndodhi rasti.

“Ajo se çfarë bie në kompetencat tona si DKA është që të njëjtin rast të sjelljes së mësimdhënësit të kalojmë në komision disiplinore. Ky është një organ serioz që trajton me detaje ato rrethana që kanë dërguar në atë sjellje sepse qëllimi i komisionit disiplinorë është edhe gjetja e faktorëve që të mos përsëriten rastet e tilla në të ardhmen. Po e presim një raport nga shkolla të cilët besoj që sot duhet të marrim nga drejtori i shkollës me detaje”, tha Sami Shahini drejtor i DKA-së në Prishtinë.

Ndërsa, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për tëvë1, thonë se mësimdhënësi tashmë është ndaluar për 48orë, kurse me nxënësin po merren nga Departamenti për të Mitur.

“Me urdhër te Prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar i dyshuari ne ketë rast Arsimtari ne kohëzgjatje prej 48 orëve për veprën penale “ Keqtrajtimi gjate ushtrimit te detyrës zyrtare apo autorizimeve publike” sipas nenit 195 te Kodit Penal te Republikës se Kosovës. Prokurori kompetent i shtetit se bashku me organet e tjera relevante janë duke i ndërmarre te gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore konform dispozitave ligjore ne fuqi. Sa i përket per nxënësin Prokurori nga Departamenti për te Mitur është njoftuar dhe janë ne fazën preliminare te hetimeve te kësaj çështje penale”, thuhet nga Prokuroria.

Ndërkohë, mësimi në këtë shkollë vazhdoi rregullisht nga ora e trete mësimore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Seanca konstituive shtyhet në 17:00, nënkryetarët do të votohen në pako

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.02.2026

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Gjilan: 14 të dyshuar për “dallavere” me vota përfundojnë në polici

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Dhunë fizike në shkolla – raste të izoluara apo fenomen?

Seanca konstituive shtyhet në orën 17:00, Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Seanca konstituive shtyhet në 17:00, nënkryetarët do të votohen në pako

Rënie e Kosovës në Indeksin e Korrupsionit: Mungesa e institucioneve funksionale e çon vendin në pozitën e 76

Rënie e Kosovës në Indeksin e Korrupsionit: Mungesa e institucioneve funksionale e çon vendin në pozitën e 76

Përqafime e mall – momenti kur Haxhi Shala pas dy vitesh arrin në shtëpi

Përqafime e mall – momenti kur Haxhi Shala pas dy vitesh arrin në shtëpi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën