TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

by TËVË 1
2 muaj ago
1
A A
Haradinaj: Specialja, organizatë ekonomike e kriminale

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka hedhur akuza ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një organizatë me prapavijë ekonomike dhe kriminale, e jo si institucion që synon drejtësinë.

Haradinaj ka deklaruar se, sipas tij, mbrojtja do t’i rrëzojë pretendimet e Prokurorisë, duke theksuar se ajo është më e besueshme dhe më kredibile.

Ai tha se një vendim lirues do të ishte i mundur vetëm nëse Gjykata vepron mbi baza të drejtësisë dhe nuk ndikohet nga politika apo interesa financiare.

“Nëse flasim për gjykatë të drejtësisë këto deklarata do t’i rrëzojë poshtë mbrojtja, e cila është shumë ma kredibile dhe pastaj Gjykata nëse është për drejtësi dhe nuk është e orientuar politikisht dhe nuk është e korruptuar me lek që po bëjnë fushatat qoftë ndërkombëtarisht, qoftë brenda Kosovës, atëherë vendimi do të jetë lirues. Nëse është politike, të gjitha këto bien në ujë, sepse këtë orientim ka marrë”, deklaroi ai në emisionin “Mesditë”  në Tëvë1.

Sipas tij, Prokuroria ka dy qëllime kryesore: arsyetimin e shkeljeve procedurale dhe justifikimin e fondeve të shpenzuara nga buxhetet evropiane.

“Këta kanë dy arsye, e para – me i arsyetua shkeljet, e dyta – me i arsyetua lekët dhe zhvatjet që i kanë bërë ndaj buxheteve evropiane që ata kanë dhënë financa. Sepse, për mua është një organizatë ekonomike kriminale, përpos që është quajtur në emër të drejtësisë, e aq ma pak është mbajtur në emër të popullit shqiptar”, tha ai.

Haradinaj ka kritikuar edhe kërkesën e Prokurorisë për një dënim të njëjtë për të gjithë të akuzuarit, duke e cilësuar këtë si shkelje të parimeve juridike.

“Unë pres lirim dhe rrëzim të të gjitha pikave akuzuese. Këta kanë lypë dënim uniform për secilin person. Sa di unë në juridik, nuk mundet të lypet dënimi nga prokurori, sepse duhet pikë për pikë – përderisa tha të dënohet nga të gjitha pikat, duhet me tregua pikë për pikë se sa e lyp dënimi   për secilin veç e veç. Prandaj, edhe këtu është një absurditet juridik që këta e bëjnë veç sa për sy e faqe. Sa i përket kësaj, unë mendoj se i ka thyer rregullat dhe nuk i ka plotësuar standardet”, deklaroi ish-gjenerali.

Kryeprokurorja Kimberly West, në fjalën e saj në seancën përmbyllëse të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka thënë se Zyra e Prokurorit nuk po kërkon dënim ndaj Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por vetëm ndaj individëve të akuzuar në këtë proces gjyqësor.

West bëri të ditur se Prokuroria kërkon një dënim nga 45 vitesh burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, duke u bazuar në përgjegjësinë dhe kontributin individual të secilit në veprat penale që u atribuohen. /teve1.info/

Tags: gjykimi në HagëNasim HaradinajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA dhe Izraeli me mbështetje të fuqishme për Kosovën ndaj Turqisë

SHBA dhe Izraeli me mbështetje të fuqishme për Kosovën ndaj Turqisë

Përgatitjet e fundit të “Dardanëve” – premtojnë atmosferë të zjarrtë kundër Turqisë

Përgatitjet e fundit të “Dardanëve” – premtojnë atmosferë të zjarrtë kundër Turqisë

Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor

Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor

Presidentja e kryeminstri e presin ditën e fundit për ta deklaruar pasurinë

“Kjo është ndeshje historike për kosovarët” – atmosfera festive në sheshet e Prishtinës

“Kjo është ndeshje historike për kosovarët” – atmosfera festive në sheshet e Prishtinës

Këto janë çmimet e naftës në Kosovë

Sot në Kosovë 1 litër naftë 1 euro e 82 cent – Qeverisë i kërkohet të ndërhyj

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Ambasadori britanik mbështet Kosovën para sfidës vendimtare me Turqinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën