TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Ditët e fundit” – pritjet për javën e ardhshme në gjyqin e katërshes së UÇK-së

Pas 227 ditëve gjykim, të hënën nisin fjalët përfundimtare nga palët në gjyqin e madh në Hagë, kundër ish krerëve të UÇK-së. Pritjet janë që mbrojtja dhe prezantimi i saj, të triumfojë karshi asaj të prokurorisë.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
2 0
A A

Nga e hëna, nis maratona e fjalëve përfundimtare.

Për dy javë rresht, pritet të mbahen seancat e fundit në gjyqin e madh kundër katërshes së UÇK-së.

Mbrojtjet e Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit, do të kenë përballjen e fundit me organin akuzues.

Pesë ditë janë rezervuar për fjalët përfundimtare të ekipeve mbrojtëse, dhe deklaratat përmbyllëse të të akuzuarve.

Pikërisht këto deklarime, pritet që t’ia japin vulën këtij procesi.

“Pala mbrojtëse është bukur në avantazh me prokurorinë, për faktin se kemi parë dëshmitarë ndonëse të paktë në numër, por që dëshmitë e tyre kanë qenë jashtëzakonisht relevante për procesin dhe kanë qenë dëshmitarë jashtëzakonisht të besueshëm. Mbi bazën e asaj që kemi parë, besoj se nuk është arritë me u argumentu tezat e prokurorisë, për sa i përket çështjes së ekzistimit të hierarkisë dhe strukturës komanduese, si dhe mundësisë së ushtrimit të kontrollit në mënyrë efektive, dy elemente bazë për caktimin e përgjegjësisë komanduese”, thotë avokati Ardian Bajraktari.

Përgjatë këtyre pesë ditëve, më 11, 12, 13, 16 dhe 18 shkurt, vlerësohet se do të përmbysen akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe ndërmarrje të përbashkët kriminale.

“Po besoj dhe jam i bindur se në fund do të dalin fitimtarë përpara kësaj Gjykate  të padrejtë, e cila me qëllime dhe tendenca është mundu me njollos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thotë Xhevdet Qeriqi nga shoqata e invalidëve të luftës.

Paraprakisht, më 9 dhe 10 shkurt fjalët e fundit do t’i thonë prokuroria dhe mbrojtja e viktimave.

Në këtë gjykim që ka zgjatur 227 ditë, kanë marrë pjesë 155 viktima e janë dëgjuar 125 dëshmitarë të prokurorisë, dy nga mbrojtja e viktimave dhe 7 dëshmitarë të mbrojtjes.

Që nga nëntori i vitit 2020, që ku katërshja u arrestua e u dërgua në paraburgim, 24 herë u rishikua masa e paraburgimit, por që asnjëherë nuk u ndryshua.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

​Dita Botërore e Shëndetësisë, bëhet thirrje për vendimmarrje të bazuar në shkencë

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Alarm në sektorin e qumështit, rënia e çmimeve dhe rritja e importeve godasin fermerët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën