TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pllaka përkujtimore ku ra heroi Ali Ajeti në gjendje të mjerueshme, shqetësohet familja

37 vjet më parë ra heroikisht heroi kombëtar, Ali Ajeti. Por, pllaka përkujtimore në Shtedim të Podujevës, aty ku edhe ra heroi, ndodhet në gjendje të mjerueshme. Kjo ka shqetësuar familjen Ajeti, ndërsa komuna premtoi nisje të punimeve.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
1 0
A A

Demonstratës masive të shqiptarëve në Podujevë, po i printe vet.

E pas ndërhyrjes së dhunshme të forcave serbe, “Çeta e Llapit” u largua në dy drejtime të ndryshme.

Njëri grup shkoi me protestuesit në drejtim të Letancit.

E ai i prirë nga Ali Ajeti, iu drejtua fshatit Miroc.

Por, rrugëtimi historik i udhëheqësit të Çetës, u ndal dhunshëm në këtë vend.

Nga rruga, forcat serbe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të grupit.

Kjo bëri që Ali Ajeti të binte heroikisht këtu në fshatin Shtedim të Podujevës.

Por, 37 vjet më pas, emri i tij në pllakën e ngritur ku ra heroi, vështirë lexohet.

E më mirë, gjendja nuk është as në pjesën tjetër të saj.

Kjo gjendje, ka shqetësuar familjarët.

“Kjo që është në këtë gjendje ne si familjarë na bënë me u ndje keq. Mirëpo, policët që kanë qenë kur është thyer kjo e që është dëshmuar kështu nuk kanë mundur me ra në asnjë gjurmë. Këtë e kanë dëmtuar shumë lehtë këtë çekiçi e ka thyer se së pari herë kur është rrëzuar është rregulluar këtu. Bazën qe e ka pas këtu e ka pas të dëmtuar e është dashur me sjellë të re tjetra pjesë nuk kishte qenë e dëmtuar, por së dyti kur e kanë bë në këtë gjendje kjo veç me çekiç. Emri edhe mbiemri i tij u kanë por i babës paska mbet këtu”, shprehet Kadri Ajeti, vëllai i Ali Ajetit.

Vëllai i Ali Ajetit, thotë se premtimet për rregullimin e pllakës, ende nuk u realizuan.

“Këta kur kanë ardh tani në fushatë kanë thënë që do të ndërmarrin diçka, por se çfarë bëjnë nuk e di. Kanë thënë që është projekti duke u bërë. Nëse jo, si familje mendojmë vetëm njërën me rregulluar, atë më jo se nëna sa të është gjallë më nana nuk e do”, thotë ai.

E nga Komuna e Podujevës, thonë se janë të gatshëm të fillojnë punimet në përmirësimin e gjendjes së pllakës.

“Ne si Komunë jemi të interesuar të ndihmojmë si projekt ndërtimin e saj. Ndoshta jo me marr komplet në përgjegjësin tonë për shkak se është e ndërtuar në një pronë private dhe kërkohet edhe leja e pronarëve të pronave që janë aty. Mirëpo, në bashkëpunimin me bashkëaktivistët e heroit Ali Ajeti,  besoj që do të filloj së shpejti”, shprehet Bahri Selimi – drejtor i Shërbimeve Publike.

Ndryshe, vepra e Ali Ajetit, u bë frymëzim edhe për njërin nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Thaçi nga Haga: Historia e Kosovës është e dokumentuar dhe nuk mund të rishkruhet

Thaçi nga Haga: Historia e Kosovës është e dokumentuar dhe nuk mund të rishkruhet

Nis takimi mes Osmanit dhe Krasniqit

Çka nëse presidenti nuk zgjidhet as brenda 6 muajsh?

Përkujtohet mjeku i parë i UÇK-së, në përvjetorin e 28 të zhdukjes

Përkujtohet mjeku i parë i UÇK-së, në përvjetorin e 28 të zhdukjes

“Vetëm kushtëzimi e detyron Serbinë t’i dorëzojë sulmuesit”

“Të mos normalizohen fyerjet”, protestojnë studentët e Pejës në mbrojtje të UÇK-së

“Të mos normalizohen fyerjet”, protestojnë studentët e Pejës në mbrojtje të UÇK-së

Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar!

Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar!

Bajrami: LDK-ja nuk do t’i dërgojë më ligjet e VV-së në Kushtetuese

Bajrami: LDK-ja nuk do t’i dërgojë më ligjet e VV-së në Kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën