TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nënkryetari serb i Kuvendit s’mund të imponohet nga shumica shqiptare – Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses

Shumica shqiptare nuk mund ta imponoj nënkryetarin serb të Kuvendit. Ky është arsyetimi kryesor të cilin e ka dhënë Gjykata Kushtetuese, për çështjen e zgjedhjes së Nenad Rashiq në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Aktgjykimi i plotë u publikua gjatë pasdites.

by Lindrit Zejnullahu
4 muaj ago
1 0
A A

Me 71 vota pro, 9 kundër dhe 24 abstenime, Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, këtë vendim të të zgjedhurve të popullit, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Në aktgjykimin e plotë të publikuar gjatë pasdites, Kushtetuesja në 34 faqe ka renditur një sërë arsyesh.

Kryesorja është ajo se nënkryetari serb i Kuvendit duhet të zgjedhet pasi të jetë votuar nga shumica e komunitetit që përfaqëson.

“Gjykata rithekson se propozimi për nënkryetar të Kuvendit nga radhët edeputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, në rastin konkret, të komunitetit Serb, duhet që të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb” , ka njoftuar Kushtetuesja.

Në aktgjykim theksohet gjithashtu se votimi i nënkryetarit duke përjashtuar votën e deputetëve të komunitetit të tij, nuk mund të përdoret si mekanizëm debllokues.

“Në vlerësimin e Gjykatës, zbatimi i këtyre mekanizmave në një mënyrë që do të çonte në rrethana ku shumica e deputetëve të Kuvendit përcakton se kush do të jetë përfaqësuesi i një komuniteti që nuk është shumicë pa propozimin e këtyre të fundit, në thelb, do të përbënte anashkalim të garancive formale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit. (118)“, thuhet tutje në njoftim.

Në aktgjykim, specifikohet se nënkryetari i Kuvendit nga komunitetet shumicë duhet propozuar vetëm nga grupi parlamentar i këtij komuniteti.

Andaj, konstatohet se mekanizmi debllokues, duke përdorur procedurën e shortit nuk është në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilën e njëjta është paraparë.

Në fund, është theksuar se bazuar në parimin e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, u takon deputetëve që të gjejnë mënyrën për zgjedhjen e këtyre pozitave, Kryetarit dhe nënkryetarëve.

Sipas aktgjykimit, kjo bëhet bazuar në propozimet e shumicës së deputetëve që propozojnë kandidatët për nënkryetar nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Emocionuese/ 85-vjeçarja qan derisa tregon se nuk e lejuan të votojë me asistencë

Emocionuese/ 85-vjeçarja qan derisa tregon se nuk e lejuan të votojë me asistencë

Konjufca: Demokracia merr kuptim kur qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre

Konjufca: Demokracia merr kuptim kur qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre

Në Shtime, qytetari dëmton fletëvotimin dhe tenton të votojë edhe në emër të bashkëshortes

Në Shtime, qytetari dëmton fletëvotimin dhe tenton të votojë edhe në emër të bashkëshortes

​Veton Berisha denoncon në polici Elbert Krasniqin për presion ndaj qytetarëve

Të shtëna në pika të ndryshme të Izraelit qendror, një person humb jetën

Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Policia sekuestron armë, municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Kryeziu: Ligji e detyron kryeministrin në detyrë të qëndrojë në zyrë deri në formimin e qeverisë së re

Kryeziu për ata që kanë vendosur të mos votojnë: Votoni Nenad Rashiq – Abstenimi po i shërben Beogradit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën