Skuadra e Comos ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve dhe atë me rezultat të thellë.
Të mërkurën, Como në shtëpi mposhti Manchester Unitedin me shifrat 4:1, në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së ligës.
Skuadra italiane ka dominuar plotësisht ndaj Unitedit, ekip qe pothuajse asnjëherë nuk rrezikoi seriozisht portën kundërshtare.
Një gol në pjesën e parë dhe tre të tjerë në të dytën, konfirmuan fitoren e thellë të ekipit që drejtohet nga Cesc Fabregas.
Nico Paz shënoi dy gola dhe bëri një asistim kurse dy golat tjerë, u realizuan nga Tasos Douvikas dhe Jacobo Ramon.
Golin e nderit për Unitedin, e shënoi Joshua Zirkzee në fund të takimit, saktësisht minutat shtesë.
Tani, Como ka tubuar 6 pikë në Champions, tri më shumë se Manchester Unitedi që regjistroi humbjen e dytë.









