TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

Në urën e re për këmbësorë të inauguruar rishtazi që lidh Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe, është vendosur një pllakë përkujtimore e viktimave të natës së tmerrit që ndodhi 26 vjet më parë, mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të vendit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, tha se 26 vjet më parë regjimi gjenocidal i Millosheviqit vrau dhe plagosi civilë të pafajshëm vetëm pse ishin shqiptarë dhe po qëndronin në pronat e tyre.

Sipas tij, pllaka përkujtimore është vendosur si dëshmi se sakrifica dhe gjaku i derdhur i tyre do të jetë i paharrueshëm për vendin.

“Ne e pamë të rrugës që në kujtim të tyre të shpalosim këtë pllakë, pasi duhet të jetë e paharruar sakrifica dhe gjaku i derdhur i qytetarëve shqiptarë edhe pas çlirimit të Kosovës dhe prezencës së KFOR-it në Kosovë. Ata u vranë, civilë të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptarë dhe ishin rikthyer në banesat dhe pronat e tyre. Në pjesën e urës së re për këmbësorë, që i kontribuon paqes, stabilitetit dhe frymimit më të lirë të Mitrovicës, dëshirojmë të kemi një mesazh për të gjitha gjeneratat që vijnë se liria e Kosovës dhe pjesa e normalitetit në veri, fatkeqësisht edhe pas çlirimit të Kosovës, është dashur të derdhet gjak nga qytetarët civilë të pafajshëm, duke përfshirë edhe pleq dhe fëmijë”, tha ai.

Në ceremoninë e vendosjes së pllakës përkujtimore ishte edhe Luan Abrashi, nëna e të cilit ishte vrarë nga strukturat serbe për spastrim etnik.

Ai rrëfen tmerrin që kishte përjetuar si 13-vjeçar në atë kohë, i cili, siç thotë, ishte bërë në prezencën e trupave të KFOR-it dhe UNMIK-ut.

“Në kuadër të saj ka qenë edhe nëna ime, Sebiha Abrashi. Atë natë ka qenë një natë e tmerrshme pasi është bërë në prezencën e forcave të KFOR-it apo UNMIK-ut, afër gjashtë muaj pas përfundimit të luftës. Ka qenë shumë mirë e organizuar nga ana e strukturave serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve. Ka qenë një natë e tmerrshme pasi vrasjet janë bërë pa dallim gjinie apo moshe dhe në mënyrën më barbare, me bomba, armë të ftohta dhe gjithçka çka kanë mundur ata. Jam pak i emocionuar të flas pasi kam qenë në moshën 13-vjeçare, por e kujtoj shumë mirë”, tha ai.

Pikërisht për këtë, ai thotë se do të bëjnë padi për të kërkuar drejtësi edhe në Gjykatën e Strasburgut.

“Fatkeqësia është se edhe pas 26 viteve ende s’ka drejtësi për viktimat e asaj nate, pasi s’është dënuar askush edhe pse dihet se kush ka qenë në krye, si Oliver Ivanoviqi, Deliver Bashiqi dhe të tjerë, por nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare askush s’është marrë. Ne mendojmë se duhet të bëjmë padi edhe në drejtësinë ndërkombëtare të Strasburgut, pasi ka qenë rast i veçantë, në prani të forcave ndërkombëtare të KFOR-it dhe UNMIK-ut, ku u është dashur të na ofrohet siguria, realisht ne kemi gjetur vdekjen në banesat tona”, theksoi Abrashi.

Gjatë ditës pritet të hapet ekspozitë me fotografitë e natës së tmerrit, si dhe do të ndezen qirinj.

 

Tags: Faton Pecimitrovicepllake perkujtimoreTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Gjykata Kushtetuese publikon të plotë aktgjykimin për nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb

Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe: Potencial i madh për bashkëpunim mes Kosovës dhe Etiopisë

Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe: Potencial i madh për bashkëpunim mes Kosovës dhe Etiopisë

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për një të dyshuar për shitblerje të narkotikëve

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të energjisë elektrike

Juristët: Vendimi i kushtetueses duhet të respektohet

Gjykata Kushtetuese publikon të plotë aktgjykimin për nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb

Superliga rikthehet këtë vikend

Superliga rikthehet këtë vikend

Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe: Potencial i madh për bashkëpunim mes Kosovës dhe Etiopisë

Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe: Potencial i madh për bashkëpunim mes Kosovës dhe Etiopisë

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për një të dyshuar për shitblerje të narkotikëve

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të energjisë elektrike

Fillon raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

Fillon raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për tri raste të vjedhjeve të rënda në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën