TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sistemi informues për barnat esenciala së shpejti në të gjitha QMF-të e Fushë – Kosovës

Një sistem informues mbi barnave esenciale në QKMF-në në Fushë Kosovës është vendosur para pak ditësh. Ky projekt është mirëpritur nga pacientët. Kurse nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë Komunë thonë se së shpejti do të implementohet edhe në QMF-të e tjera.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
1 0
A A

Ka afro një javë që janë vendosur.

Këto ekrane në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Fushë Kosovë do u shërbejnë pacientëve për tu informuar se cilat nga barnat  e listës esenciale që ata kanë nevojë, gjenden në këtë QKMF.

Një nismë të tillë e kanë mirëpritur pacientët.

“Unë për vete jam i kënaqur, gruan e kam me diabet asgjë nuk blej këtu i marr furnizohem nga këtu krejt edhe për vete e familje kur kam nevojë diçka kurrë nuk kam pas problem. Shërbimi është shumë i mirë, shkoj edhe në Prishtinë shumë herë por as afër nuk është me këtu”, thotw Ahmet Prebreza – pacient.

Për shërbimin që po ofrohet përmes këtyre monitorëve, kryeshefi i QKMF-së në Fushë Kosovë, Mustafa Gashi, tregon se kanë marrë fjalë pozitive edhe nga pacientë të tjerë.

“Pacientët e kanë prit shumë mirë dhe është një mundësi shumë e mirë sepse pacientët gjatë pritjes për me marr shërbime informohen saktë mbi listën e barnave esenciale që janë në dispozicion në qendrën tonë. Përmes këtyre informatave ata e shohin mundësinë apo nevojat e tyre për barnat që ndoshta më herët nuk kanë qenë të informuar se ndodhën në institucionin tonë”, shprehet Gashi.

Pajisje të ngjashme planifikohet të vendosen edhe në Qendrat e tjera të mjekësisë familjare gjithandej Fushë Kosovës.

“Qëllimi  vendosjes së monitorit është informimi i qytetarëve për listën e barnave esenciale që gjenden në stok të barnatores. Ky sistem informues i bënë të qarta dhe të verifikueshme të dhënat mbi disponueshmërinë e barnave esenciale duke e rritur kështu llogaridhënien institucionale. Projekti fillimisht ka filluar në QKMF- në dhe së shpejti do të shtrihet në QMF-të dhe AMF-të tjera”, thotw Alban Gashi – drejtor për Mirëqenie Sociale dhe Shëndetësi në këtë komunë.

Ky sistem informues, sipas drejtuesve të QKMF-së në Fushë Kosovë, krijon një komunikim më të mirë mes institucionit dhe shërbimeve shëndetësore që ofrohen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga sot fillon stina e pranverës

Nga sot fillon stina e pranverës

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

Tahiri paralajmëron kolaps ekonomik, kërkon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Rama mbledh asamblenë e PS-së në Durrës pas ndryshimeve në qeveri

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Vritet 30-vjeçari shqiptar nga bashkëkombësi i tij në Itali

Nga sot fillon stina e pranverës

Nga sot fillon stina e pranverës

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

Tahiri paralajmëron kolaps ekonomik, kërkon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën