Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gruaja e cila ishte duke u trajtuar.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti po trajtohet si “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
Ngjarja ka ndodhur më 29 janar 2026, rreth orës 13:46, në Prishtinë.
“Nga QKUK është informuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ju është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.







