TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kaosi më mbeturinat inerte në Prishtinë

Tash e një kohë prishtinasit janë duke u ankuar nga situata me mbeturina. Të njëjti thonë se kjo situatë është krijuar edhe nga vet qytetarët e pandërgjegjshëm. Kurse nga “Pastrimi” thonë se tani për tani nuk kanë kontratë aktive për mbledhjen e mbeturinave inerte.

by Fëllënza Krasniqi
4 orë ago
0 0
A A

Por, të mërkurën, kjo ishte pamja që e karakterizoi rrugën “Mark Isaku” në kryeqytet.

Ani pse kontejnerët u panë të zbrazur, afër tyre po vazhdojnë të shihen mbeturinat inerte.

E qytetarët thonë se me një problem tillë janë duke u përballur që një kohë të gjatë.

Andaj, të njëjtit po kërkojnë edhe vendosjen e kamerave si masë parandaluese.

“Ne si qytetarë nuk jemi të ndërgjegjësim, po i hedhim mbeturinat që nuk janë për tu gjuajtur këtu, domethënë shtretër të vjetër dyshek e këso gjërash. Ka mbi dhjetë vite që është kështu.E mira kishte me qenë të vendoset një kamerë dhe një shenjë që është nën vëzhgim ndoshta pak nga frika nuk do të hedhin këto”, thotë Armend Hoxha – qytetar.

E pamje të ngjashme, shihet edhe në lagjet e tjera të Prishtinës.

Edhe në “Ulpianë” qytetarët kanë halle të njëjta.

Por këta shtojnë se kontejnerët po mbushen edhe nga bizneset.

“Është fluksi kaq i madh këtu për t’i hedhur mbeturinat jo vetëm banorët, por edhe lokalet përreth që janë edhe ata i hedhin këtu, prandaj ata s’po arrijnë. Vijnë me rregull, por ne si qytetar nuk i hedhim aty ku duhet por i qesim rreth kontejnerëve”, shprehet qytetari Bejtë Jusufi.

Ndërsa, për këtë gjendje me mbeturina në Prishtinë kanë reaguar edhe nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit.

“Është për të ardhur keq që Prishtina po vazhdon të përballet me këtë ndotje. Vazhdon të jetë papërgjegjësi e një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve të cilët vazhdojnë të sillen me papërgjegjësi ndaj mjedisit. Po në anën tjetër duhet të themi që është edhe një papërgjegjësi institucionale të cilat janë përgjegjëse që kjo situatë të mos jetë kështu. Komuna e Prishtinës së bashku me akterët e tjerë siç është “Pastrimi” duhet të ulen e të bisedojnë seriozisht për të zgjidhur këtë problematik”, shprehet Luan Hasanaj nga “LET’S DO IT KOSOVA”.

E nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, thonë se ky lloj i mbeturinave, nuk përfshihet në grumbullimin ditor.

Madje për to, thonë se nuk kanë një kontratë aktive.

“Sa i përket mbeturinave vëllimore dhe inerte, këto nuk përfshihen në grumbullimin e rregullt ditor të mbeturinave shtëpiake, për shkak të natyrës së tyre specifike dhe kërkesave teknike që kanë për largim. Aktualisht, nuk kemi kontratë të veçantë aktive për largimin sistematik të mbeturinave vëllimore. Megjithatë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, jemi në fazën përgatitore që shumë shpejt të fillojmë me largimin e të gjitha mbeturinave vëllimore të akumuluara në qytet. Ky proces do të realizohet në mënyrë të koordinuar dhe të planifikuar, me qëllim rikthimin e rendit dhe pastërtisë në hapësirat publike”, thuhet nga kompania“Pastrimi”.

Ndërsa, Tëvë1 ditë më parë ka raportuar për një gjendje të njëjtë me mbeturina edhe në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë,  presidenti kur t’i vijë koha

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë, presidenti kur t’i vijë koha

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Vetura godet një të mitur në Zhabar, dërgohet për trajtim në QKUK

Kompletohet top 8 i Ligës së Kampionëve dhe skuadrave të Play-Offit

Emisioni “Info Nata” 28.01.2026

Emisioni “Info Nata” 28.01.2026

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë,  presidenti kur t’i vijë koha

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë, presidenti kur t’i vijë koha

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Vetura godet një të mitur në Zhabar, dërgohet për trajtim në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën