TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pula: Asnjë individ pavarësisht pozitës nuk qëndron mbi ligjin

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Pula: Asnjë individ pavarësisht pozitës nuk qëndron mbi ligjin

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula nga Gjakova, ka deklaruar se asnjë individ, pavarësisht pozitës apo funksionit që mban, nuk qëndron mbi ligjin dhe se integriteti i procesit zgjedhor mbetet i panegociueshëm për të gjithë.

Duke folur për procesin e fundit zgjedhor, Pula tha se si koordinatore, së bashku me ekipin e saj, kanë monitoruar parregullsi të shumta, të cilat janë evidentuar pas përfundimit të zgjedhjeve dhe janë raportuar pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës.

“Gjatë procesit të fundit zgjedhor, unë si koordinatore, bashkë me ekipin tim, kemi monitoruar parregullsi të cilat janë shfaqur pas përfundimit të zgjedhjeve, të raportuara në shkallë pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, diku më shumë e diku më pak, dhe që janë të njohura për të gjithë”, tha Pula.

Ajo bëri të ditur se si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore, janë kryer arrestime, përfshirë edhe persona që shërbenin si komisionerë në qendrat e votimit, të cilët dyshohet se kanë manipuluar votat.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore janë kryer arrestime, duke përfshirë individë që shërbenin si komisionerë dhe që dyshohet se kanë manipuluar votat. Këto veprime nuk janë simbolike. Ato janë të bazuara në prova, janë të nxitura nga ligji dhe të ekzekutuara në përputhje me procedurat ligjore”, theksoi ajo.

Pula shtoi se Prokurori i Shtetit ka treguar profesionalizëm, paanashmëri dhe guxim institucional në trajtimin e këtyre veprave penale.

“Le të jemi të qartë: asnjë individ, pavarësisht pozitës apo funksionit, nuk qëndron mbi ligjin dhe integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm për të gjithë. Prokurori i Shtetit deri më tani ka demonstruar profesionalizëm, paanashmëri dhe guxim institucional në adresimin e këtyre veprave penale”, u shpreh ajo.

Duke folur për rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies, Pula tha se këto janë mjetet më të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, si dhe kundër manipulimit të votës.

“Transparenca dhe llogaridhënia janë ilaçi më i fortë ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, sikurse edhe kundër manipulimit të votave. Veprimet tona dërgojnë një mesazh të qartë dhe të pakontestueshëm se veprat penale kundër të drejtës së votimit do të zbulohen dhe do të trajtohen sipas ligjit, përfshirë edhe rastet e falsifikimit të rezultateve të votimit”, përfundoi Pula.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV u bën thirrje fermerëve për kujdes pas shpërthimit të sëmundjes së dhive në Shqipëri

Policia zbulon 100 dele pa dokumentacion në Ferizaj, dyshohet për kontrabandë

Pezullohet nga puna drejtori i shkollës në Gjakovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur

KOMF reagon për rastin e ngacmimit në Gjakovë, kërkon drejtësi dhe mbrojtje për nxënësen

KOMF reagon për rastin e ngacmimit në Gjakovë, kërkon drejtësi dhe mbrojtje për nxënësen

17 raste të fruthit për gati një muaj, IKSHPK tregon se cila komunë është më e prekur

17 raste të fruthit për gati një muaj, IKSHPK tregon se cila komunë është më e prekur

Evakuohen liderët dhe strehohen banorët pas alarmit për dronë në kryeqytetin e Lituanisë

SHBA pritet të zvogëlojë kapacitetet ushtarake për mbrojtjen e Evropës në rast krize

SHBA pritet të zvogëlojë kapacitetet ushtarake për mbrojtjen e Evropës në rast krize

17 raste të fruthit për gati një muaj, IKSHPK tregon se cila komunë është më e prekur

17 raste të fruthit për gati një muaj, IKSHPK tregon se cila komunë është më e prekur

Irani paralajmëron për luftë “përtej rajonit” nëse sulmohet sërish nga Shtetet e Bashkuara

Irani paralajmëron për luftë “përtej rajonit” nëse sulmohet sërish nga Shtetet e Bashkuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën