Komuna e Prishtinës ka njoftuar se erërat e forta që kanë mbizotëruar gjatë orëve të mbrëmjes kanë shkaktuar disa dëme të vogla materiale.
Sipas komunikatës zyrtare, njësitë e zjarrfikësve janë aktivizuar menjëherë dhe ndodhen në terren, duke ofruar ndihmë jo vetëm në Prishtinë, por edhe në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës.
Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar, sidomos gjatë qëndrimit apo lëvizjes në ambiente të hapura dhe pranë objekteve apo strukturave që mund të paraqesin rrezik.
Në raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë 0800 122 44. /teve1.info/







